Kryesore

Ushqimet e prishura, Peleshi akuzon: Gjyqtarët favorizuan pronarët e bizneseve

Tonelata ushqime të skaduara dhe të rrezikshme për shëndetin janë bllokuar në vetëm dy muaj në të gjithë vendin. Ndërsa sasi të mëdha produktesh janë asgjësuar nga vetë subjektet që janë gjendur përballë presionit të inspektorëve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Por sasia e madhe e produkteve të asgjësuar tregon se në Shqipëri siguria ushqimore le ende për të dëshiruar, raporton Vizion Plus.



Por ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi thotë se të gjithë bizneset qofshin të mëdha apo të vogla përballen me gjoba dhe rrezikojnë aktivitetin nëse tregtojnë produktet e dëmshme apo në mungesë të kushteve higjeno-sanitare.

Peleshi thotë se shumë prej pronarëve të bizneseve kanë përfituar edhe nga korrupsioni në gjyqësor pasi megjithë shkeljet e rënda kanë dalë pa u lagur.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka shtuar kontrollet në të gjithë vendin për të parandaluar hedhjen e produkteve të rrezikshme. Inspektorët janë përqendruar veçanërisht në zonat turistike ku edhe konsumi është më i madh në muajt e verës.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas