Rusi 2018, Sport

Uruguai-Francë, formacionet zyrtare, Cavani nuk ja del të jetë titullar

Pasditen e sotme në “Nizhny Novgorod Stadium” do të luhet çerekfinalja e parë e Botërorit mes Uruguait dhe Francës.

Në këtë sfidë Uruguai vjen pas 4 fitoreve, 3 në grup dhe në 1/8-at me Portugalinë, ndërsa Franca pas 3 fitoreve dhe 1 barazimi (në grup me Danimarkën 0-0).



Në letër francezët janë disi më të favorizuar, por gjithsesi do të jetë fusha e lojës që do të vendosë se kush do të kualifikohet në gjysmëfinale.

Ky takim do të luhet në orën 16:00 dhe të dy trajnerët i kanë publikuar formacionet zyrtare.

Franca në këtë ndeshje duhet të bëjë pa mesfushorin Blaise Matuidi, i cili do të mungojë për shkak të kartonëve.

Ndërsa nga krahu tjetër, Uruguai do të ketë një mungesë edhe më të rëndësishme, pasi Cavani nuk ja del dot të jetë titullar.

Image

Image

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas