Bota

Uragani ‘Jebi’ çoi për skrap jo një. por 51 Ferrari






               Publikuar në : 23:06 - 12/09/18 |
mapo.al

Uragani Jebi goditi javën e kaluar në Japoni duke lënë pas një situatë apokaliptike dhe 11 persona të vdekur.


Prej tij nuk shpëtoi dot asnjë sallon Ferrari  në ishullin Rokko ku tërbimi i natyrës  shkatërroi  51 makina nga 53 që ndodheshin në dyqan.

Të gjitha makinat e markës luksoze përfunduan nën ujë.

“Uji hyri deri në motorët e tyre dhe të gjitha makinat duhet të shkojnë në riciklim. Nuk e prisja një humbje kaq të madhe. Kjo është më e rëndë se vlerësimi fillestar. Unë me të vërtetë nuk e di se çfarë të them”, ka thënë pronari i salloni ku kishte 53 makina Ferrari, të reja dhe të përdorura.

Sipas raporteve të mediave të huaja, dëmi ekonomik kap shifrën e 9 milionë dollarë, të cilat do të paguhen nga kompanitë e sigurimeve.


Etiketa: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas