Humor

Ups! ‘Të humbi telefoni? Hajde merre në rajon!’, policët provokojnë me selfie shoferin që…

Një i ri anglez humbi telefonin teksa përpiqej t’i ikte policisë, e cila i ishte vënë në ndjekje.

Rian Kennington, 23 vjeç, mbeti pa fjalë kur hapi faqen e tij në Facebook rreth orës tre të natës dhe pa të postuar në të një selfie të katër policëve që e kishin ndjekur.



Postimi përfshinte edhe një diçiturë që i bënte të ditur 23-vjeçarit se, nëse e donte sërish telefonin, duhej të shkonte ta merrte në rajonin e policisë në Scunthorpe.

“Ç’kemi Rian, të humbi telefoni kur ia mbathe me 100 milje në orë nga ne dje. Po e deshe prapë, hajde në rajonin e policisë të Scunthorpe. #humbersidepolice #mundtëvraposhpornukmundtëfshihesh”.

Ende nuk dihet se pse policia ishte vënë në ndjekje të Kennington apo nëse ai është paraqitur në rajon pas postimit të fotos.

Image

ImageImage

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas