Kryesore, Mapo Format, Universitet

Universitetet Europiane njohin rënie në rankimin botëror të 2018

Javën që shkoi është bërë publik “Rankimi i Shanghait 2018”, i cili publikoi renditjen vjetore të Universitetit Botëror për këtë vit. Një vështrim i shpejtë i këtij rankimi tregon se Shtetet e Bashkuara kanë pozitën udhëheqëse të botës në arsimin e lartë. Megjithatë, shumë universitete europiane bien në renditje, ndërsa universitetet aziatike janë duke u ngjitur ngadalë por në mënyrë të qëndrueshme.

Në 100 universitet më të mira në botë vetëm 23 prej tyre janë të kontinentit europian, ku një pjesë e mirë e tyre siç janë ato zvicerane kanë modelin anglosakson dhe janë universitete jopublike. Ndërkohë vetëm Anglia si shtet e cila ka po të njëjtin model ka 8 universitete që renditen në 100 më të mirat.



Në renditjen e 4 viteve më parë, universitetet europiane numëronin 34 universitete në Top 100, ndërkohë në rankimin e 2018 të Shanghait kanë vetëm 17 universitete.

Shumë analistë e shpjegojnë këtë rënie të universiteteve europiane si ulje të shpenzimeve për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor nga qeveritë e këtyre vendeve. Ndërkohë në shumicën e vendeve aziatike, nga ana tjetër, investimet në arsimin e lartë janë rritur gjatë viteve të fundit, si nga financuesit publikë dhe privatë./Mapo.al/

Renditja e universiteteve europiane sipas Shanghai Ranking 2018:

Renditja Botërore  Emri i Universitetit Shteti Renditja Kombëtare Pikët Totale Pikët për Program
19 Swiss Federal Institute of Technology Zurich 1 43.9 33.2
36 Sorbonne University 1 36.1 25.3
42 University of Paris-Sud (Paris 11) 2 35.1 19.2
44 Karolinska Institute 1 34.7 25.3
47 Heidelberg University 1 33.2 28.7
48 Technical University Munich 2 33 25.3
53 University of Munich 3 32.2 23.5
54 University of Zurich 2 32 30.3
58 University of Helsinki 1 31 28.7
59 University of Geneva 3 30.9 25.3
61 Ghent University 1 30.7 39.5
62 University of Oslo 1 29.8 13.5
63 Uppsala University 2 29.5 16.6
64 Ecole Normale Superieure – Paris 3 29.3 0
65 Aarhus University 2 29.2 19.2
66 University of Groningen 2 29 19.2
74 Leiden University 3 27.7 28.7
77 Stockholm University 3 27.6 16.6
79 Erasmus University Rotterdam 4 27.5 48.8
82 Swiss Federal IT Lausanne 4 27.3 34.5
86 KU Leuven 2 27 33.2
97 University of Basel 5 25.9 13.5
99 University of Goettingen 4 25.7 21.4

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas