Kryesore, Media

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dënon sulmin ndaj gazetares Klodiana Lala: Tentativë për ta…

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar pas sulmit me armë të kryer në banesën prindërve të gazetares së kronikës në “News24”, Klodiana Lala.

Përmes një deklarate, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë denoncon me forcë sulmin e kryer në mëngjesin e ditës së sotme.



Unioni i Gazetarëve i bën thirrje Policisë së Shtetit që urgjent të hetojë ngjarjen dhe të dërgojë autorët para drejtësisë, pasi çdo vonesë do të ndikojë edhe më shumë në acarimin e klimës së lirisë së shprehjes në Shqipëri.

‘Policia nuk duhet të merret me detaje që çorodisin më shumë opinionin por të gjejë autorin ose autorët e kësaj ngjarjeje shumë të rëndë.

Kur sulmohet lajmësi, rrezikohet rëndë një nga të drejtat themelore kushtetuese’,- thuhet në deklaratën e Unionit të Gazetarëve Shqiptare, ku në përfundim apelohen institucionet e vendit të reagojnë ashpër ndaj këtij sulmi.

‘Ne u bëjmë thirrje institucioneve shqiptare që nga Presidenti i Republikës, Kryeministri dhe veçanërisht Ministria e Brendshme të reagojnë menjëherë duke dënuar ashpër sulmin dhe të merren në mbrojtje reporterët’.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas