Kryesore, Sociale

Unaza/“Kompania fituese u krijua në korrik, rezulton offshore në SHBA”

Kryeministri Edi Rama dhe  kreu i bashkisë Erion Veliaj heshtin për protestën e mbi 2 mijë banorëve, sepse ata kanë vënë në jetë një skemë korruptive me vlerë 40 milionë Euro për më pak se 3 kilometra tek Unaza e Re.

Përfituesi i projektit të “Unazës së Re”  është bashkimi i kompanive DH Albania dhe Biba X, por mbi bazën e dokumenteve, rezulton se të dyja kompanitë janë me probleme ligjore. Kompania DH Albania është krijuar në korrik të këtij viti, saktësisht një muaj e gjysmë para se të hapej gara për tenderin, në emër të kompanisë mëmë Dunëell Haberman ltd.



Whatsapp Image 2018 11 12 At 13.05.28

Gjithashtu  kompania mëmë e saj është kompani offshore, me pronarë të panjohur, e riregjistruar në Delaëare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vend i cili njihet si parajsë fiskale.

Qkb Dh Albania1

Qkb Dh Albania2

Debati për projektin ka marrë shtrirje të gjerë, ndërsa ARRSH përmes një njoftimi për mediat i është përgjigjur PD-së duke i cilësuar deklarata e saj si të pabaza, pasi sipas tyre, përfituesit janë shpallur sipas kuadrit ligjor.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas