Kryesore, Politika

“Unaza e Re”, ‘Veliaj ka sharë protestuesit’, PD nxjerr videon…

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka publikuar një status në rrjetet sociale duke e shoqëruar atë më një video, që sipas saj tregon sharjet e kreut të  Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj drejtuar banorëve të “Unazës së Re”.

Gjithashtu Zhupa shkruan se kreu i bashkisë ka poshtëruar me sharje qytetarët që e kanë votuar nga njëra anë, ndërsa në anën tjetër, ajo shton se Veliaj po përpiqet t’i blejë ata përmes oligarkëve.



Banorët e zonës së Astirit janë në ditën e 15 të protestës së tyre duke kundërshtuar veprimin e qeverisë shqiptare. Ata me ngulm kanë kërkuar që shteti t’i dëmshpërblejë sipas vlerës së tregut.

“Kryemashtruesi i Tiranes poshteron qytetaret qe e votuan, ndersa tenton ti bleje me oligarket e tij te ndertimit. Ne cdo vend te botes demokratike qytetaret kane te drejte te kritikojne qeveritaret e tyre, edhe ti shajne ata kur nuk ju pergjigjen premtimeve dhe detyrimeve qe kane kur zgjidhen me vote. Ndersa ne diktatura qeveritaret kritikojne qytetaret e tyre dhe i arrestojne kur nuk ju pergjigjen vullnetit te partise.

Kryemashtruesi i Tiranes Erion Veliaj, i cili prej 15 ditesh nuk pranon te takoj banoret, ka zgjedhur ti shaje ata, ti ofendoj, ti bej presion dhe bashke me policine qe duan, ti arrestojne ata. Ne video jane dy reagimet me sharje te kryebashkiakut Erioni Betoni per votuesit e tij, per banoret e qytetit, nga shpellar tek nazist.

Nuk pyet per te drejtat kushtetuese dhe ligjore  te qytetareve sepse eshte i bindur se me oligarket ne krah mund te blej cdo zgjedhje. Por e ka gabim, qytetaret do triumfojne ne te drejtat e tyre. Tirana e do zhvillimin por jo permes korrupsionit, klientelizmit, shperfilljes se te drejtave ligjore te qytetareve te saj. Erion Veliaj nuk eshte kryebashkiaku qe meritojme”, shkruan Zhupa.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas