Politika

“Unaza e madhe”, Avokati i Popullit kërkon zgjidhje për banorët

Në kuadër të hetimit administrativ që ka ndërmarrë, Avokati i Popullit ka depozituar për herë të dytë kërkesa për informacion në të gjitha institucionet shtetërore të përfshira në procesin e projektit të “Unazës së madhe”, më konkretisht për Bashkinë e Tiranës, ALUIZNI-n, ARRSH-në, IKMT-në etj..

“Institucioni i Avokatit të Popullit vëren se është e domosdoshme që, jo vetëm çdo veprim i cili cënon pronën e qytetarëve të kryhet në konsultim e në mirëkuptim me ta, por edhe institucionet përgjegjëse të ndërmarrin në çdo rast përpjekje për dialog, me synim arritjen në një zgjidhje që nuk lë asnjë qytetar shqiptar të humbasë besimin tek institucionet tona dhe shteti ynë i përbashkët”, thuhet në njoftimin e Avokatit të Popullit.



Gjithashtu, institucioni në fjalë e vlerëson si tepër të rëndësishme, që asnjë ndërtim të mos nisë nga punimet pa u pajisur fillimisht me lejen përkatëse, e ky duhet të jetë një standard që duhet të vlejë njësoj, si kur zbatohet mbi qytetarët, ashtu edhe mbi institucionet shtetërore që ndërmarrin punime, vijon më tej njoftimi.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas