Sport

Ultrasit lacialë: Femrat, jashtë “hapësirës sonë të shenjtë”!

Ultrasit e Lacios kanë shkaktuar jo pak debate pasi i kanë kërkuar femrave të evitojnë hapësirën e tyre të shenjtë në stadiumin “Olimpico”, në një mesazh të shkruar në fletëpalosjet që janë shpërndarë para ndeshjes së parë të tyre në Serinë A, ndaj Napolit.

“Në anën veriore të stadiumit, që është një vend i shenjtë për ne, ka një kod të pashkruar që duhet respektuar. Rreshtat e parë, si gjithnjë, konceptohen si transhe lufte.



Atje ne nuk lejojmë femrat, gratë apo të dashurat, ndaj i ftojmë të qëndrojnë larg 10 rreshtave të parë.

Ata që zgjedhin stadiumin si një alternativë ndaj ditëve romantike në Villa Borghese, duhet të qëndrojnë në pjesë të tjera të stadiumit”,- lexohet në fletëpalosje.

Zëdhënësi i Lacios, Arturo Diaconale, tha pas humbjes 2-1 të skuadrës, të dielën, se ky nuk është pozicioni i klubit dhe se vetë klubi ishte kundër çdo lloj diskriminimi.

Disa fansa të Lacios shkaktuan jo pak debate sezonin e kaluar pasi mbushën stadiumin “Olimpico” në Romë me foto të Anna Frank, diaristes së re që vdiq në holokaust, me një bluzë të Romës.

Lacio u gjobit me 50 mijë euro asokohe nga Federata Italiane e Futbollit për shkak të antisemitizmit të shfaqur nga fansat e ekipit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas