Sport

Ultrasit e Milanit “rrethojnë” skuadrën, kërkojnë sqarime për çështjen e pronësisë

Milani ka nisur sot përgatitjet për sezonin e ri 2018/2019 dhe është përballur me një surprizë që disa do ta quanin të pakëndshme e disa të tjerë si një veprim i nevojshëm për bashkim dhe konsolidim të ekipit me tifozërinë.

Një grup tifozësh kuqezinj kanë marshuar sot në mëngjes drejt qendrës stërvitore të Milan, duke u takuar ballë për ballë me lojtarët e skuadrës dhe duke kërkuar sqarime dhe qartësi për çështjen e pronësisë së klubit. Tifozët kanë kërkuar impenjim maksimal nga skuadra për sezonin e ardhshëm, pas shumë sezoneve të vështira dhe ‘krizës’ që ka kapluar një nga klubet më të mëdha të Europës dhe Italisë në vitet e fundit.



Një gjest i bukur ka ndodhur më pas, teksa skuadra ka lejuar tifozët të jenë të pranishëm në seancën e parë stërvitore të klubit për sezonin e ardhshëm futbollistik, që në Itali do të fillojë më 18-19 gusht. ‘Përballja’, e cila në fillim nisi jo me shumë pozitivitet, përfundoi me duartrokitje dhe motivim për skuadrën nga ana e tifozëve. /vipsport.al/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas