Aktualitet, Bota

Ultimatumi i Kodhelit për Ramën, deputeti i PD: Më ngjethi mishin…

Deputeti dhe kreu i Grupit Parlamentar të PD, Edmond Spaho duket se është surprizuar nga fjalimi i djeshëm i deputetes së PS, Mimi Kodheli në qarkun e Kukësit.

Kjo e fundit i tërhoqi vëmendjen kryeministrit Edi Rama, lidhur me tarifën e vendosur në Rrugën e Kombit dhe i solli edhe  një herë në vëmendje gjendjen e mjerueshme ekonomike në të cilën ndodhen banorët e Kukësit.



Spaho e ka vlerësuar qëndrimin e deputetes socialiste dhe tha se me këtë ultimatum ka trembur të gjithë pa përjashtim, përfshirë edhe Edi Ramën.

“Fjalimi i koleges sime Mimi Kodheli sot ne Kuvend me ngjethi mishte. Ja mblodhi kryeministrit si kurre ndonje here. I tha hiq taksen 5 euro se kuksianet e saj nuk kane buke te hane kurse ai ju vendos taksa. Ajo i kerkoi Rames te investoje ne Kukes per te hapur vende pune, te rregulloje infrastrukturen dhe nevoja te tjera te Kukesit. Mimi dha garanci qe sa te jete ajo gjalle kuksianet te mos kene frike nga Rama pasi ajo mund ta shqyeje ate si lepur. Gishti qe tundte Mimi trembi jo vetem Edin por edhe mua qe nuk para trembem lehte. Nuk di cfare do beje Rama pas kesaj por te lehte nuk do e kete”, shkruan Spaho në facebook.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas