Sociale

Ujërat e zeza derdhen në det; Vijojnë shkarkimet pranë plazheve në Durrës

Kanali i ujërave të larta në Plepa të Durrësit është kthyer jo vetëm në një vatër infeksionesh për pushuesit në bregdet, po dhe një imazh që dëmton rëndë turizmin e zonës.

Kanali që rrjedh paralel me “Shtëpinë e Pushimit” të Ministrisë së Mbrojtjes zbret nga fshatrat përtej rrugës dhe derdhet në det.



Përveç ujërave të larta në këtë shkarkohen dhe ujërat e përdorur të zonës së mbipopulluar kodrinore të Arapajt, Shkallnurit e një pjese të Shkëmbit të Kavajës, përfshirë dhe ujërat e zeza të dhjetëra ndërtimeve në zonë që ende funksionojnë me gropa septike.

Pushuesit e shumtë, një pjesë e madhe e të cilëve dhe shtetas maqedonas, që frekuentojnë plazhin mes Plepave dhe Shkëmbit të Kavajës ku derdhet dhe kanali thonë se duhet bërë më shumë për pastërtinë e plazhit dhe ujërave të tij.

Ndërkohë sistemi i filtrimit i vendosur disa vite më parë, që mundësonte pastrimin e ujërave të ndotura para derdhjes së tyre në det, nuk është më në funksionim.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas