KMR

Uiski japonez, viktimë e suksesit! Kompania pezullon shitjen se nuk i përgjigjet dot kërkesës

Gjiganti japonez i pijeve alkoolike “Suntory Holdings” do të pezullojë shitjen e dy prej pijeve më të famshme të tij, uiskit “Hibiki” dhe atij “Hakushu” për mungesë të kapacitetit të mjaftueshëm prodhues për t’iu përgjigjur kërkesës.

 



“Porositë e fundit të këtij produkti do të dorëzohen në qershor dhe shtator dhe kompania nuk dihet se kur do të jetë në gjendje për të rinisur shitjet”, u shpreh sot për median një zëdhënëse e kompanisë.

 

Hedhja në treg e uiskit japonez daton që në vitet 1920 me hapjen e distilerisë “Yamazaki” pranë Kiotos, në sajë të teknikës së sjellë nga Skocia nga një student.

Uiski “Made in Japan” është bërë i famshëm në shkallë ndërkombëtare vetëm këto vitet e fundit duke shënuar çmime të larta që më parë i mbanin rivalët e tij irlandezë apo skocezë.

Përveç suksesit jashtë vendit, kjo pije regjistroi në vitin 2008 një rritje të papritur në arkipelag, pasi konsumatorët rizbuluan këtë pije në sajë të një koktejli me bazë uiskin dhe sodën, mjaft e pëlqyer nga të rinjtë, shkruan atsh.

Kjo rritje e madhe e kërkesës e gjeti të papërgatitur edhe kompaninë, “Suntory”, pas tre dekadash rënieje të konsumit.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas