Bota

“UFO” në qiellin e Torinos, dy gjuajtës italianë ngrihen urgjent në ajër

Dy avionë gjuajtës italian janë ngritur urgjentisht në ajër Torino gjatë ditës së djeshme pas njoftimit se disa banorë kishin parë një objekt të paidentifikueshëm duke fluturuar disa metra nga toka.

“Një mjet fluturues i paidentifikuar është tani në qiell. Duket si UFO”, ishte njoftimi që i shkoi autoriteteve lokale.



Alarmi është dhënë në bazën ajrore aty pranë dhe avionët gjuajtës janë ngritur për të parë se çfarë ishte objekti që kishte shqetësuar banorët.

Pas disa minutash objekti u zhduk, ndërsa avionët nuk kapën asgjë duke shtuar edhe më tepër kuriozitetin se çfarë ishte ai objekt.

Disa hedhin hipotezat se mund të ketë qenë një dron civil, ndërsa mediat lokaleraportojnë se në një tjetër bazë ajrore aty pranë ishin duke u kryer teste dronësh, megjithatë të dyja këto nuk janë konfirmuar ende.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas