Kryesore

UET, universiteti i parë që çon rektorin Gjuraj për dekretim nga Presidenti Ilir Meta

Pasi ka prezantuar ekipin e ri drejtues akademik, që kryesohet për një mandat të ri nga rektori Tonin Gjuraj, UET çon për dekretim rektorin nga presidenti Ilir Meta, sipas kërkesës së Ligjit të ri të Arsimit të Lartë

Me prezantimin e ekipit të ri drejtues, menaxherial; dhe akademik, Universiteti Europian i Tiranës finalizon procesin e standardizimit të drejtimit të tij menaxherial dhe akademik në përputhje me Ligjin e ri të Arsimit të Lartë dhe Reformës së fundit universitare në Shqipëri.



Pasi ka miratuar statutin e ri vitin e kaluar; pasi ka përfunduar akreditimin 5-vjeçar nga agjencia britanike e akreditimit ‘QAA’; pasi ka emëruar me fillimin e vitit financiar 2018 administratorin e ri të institucionit, ekonomistin, Prof.Asoc.Arbi Agalliu , UET ka shpallur dje publikisht ekipin drejtues akademik 2018-2022, që kryesohet për një mandat të ri nga rektori Prof.Dr. Tonin Gjuraj.

Tonin Gjuraj bëhet rektori i parë dhe UET universiteti i parë çon për dekretim- sipas Ligjit të ri të Arsimit të Lartë te presidenti Ilir Meta- rektorin e përzgjedhur.

Ky proces shënon gjithashtu për institucionin edhe një ndarje mes pronësisë dhe administrimit, sipas standardeve të ligjit të ri të Reformës në Arsimin e Lartë.

Pothuaj pandërprerë gjatë 10 viteve të kaluara, Henri Çili një nga themeluesit e UET dhe pronari i tij aktual i vetëm ka qenë administrator i UET.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas