Kryesore, Mapo Format

UET shpall politikën e re të bursave për vitet ’18-’19: 750 mijë euro për 500 bursa dhe gjysëm-bursa

Universitetit Europian i Tiranës, që nga themelimi i tij, e ka kthyer sistemin e bursave në një traditë shumë të rëndësishme. Ky sistem ka në vetvete në shumëllojshmëri përfituesish, nga të gjitha shtresat sociale, të gjitha profilet e jetës publike dhe vë theksin në promovimin e ekselencës. Qëllimi i këtyre bursave është pikërisht integrimi dhe dhënia e mundësive për studim të gjithë individëve.

Universiteti Europian i Tiranës ka prezantuar politikën e re të bursave.



UET, duke filluar nga viti i ri akademik, do të japë në total 500 bursa për studentë të kategorive të ndryshme. Një numër i madh bursash, për të cilat buxheti kap një vlerë prej 750 mijë Euro.

Bursat janë të kategorive të ndryshme që UET ka ofruar ndër vite, të tilla si bursa të plota ekselence, gjysëm-bursa, bursa talenti, bursa sociale, bursa lidershipi, bursa “Pashko”.

Ndërkohë që Universiteti Europian i Tiranës bëhet universiteti i parë privat, i cili do të hapë të gjithë gamën e degëve të shkencave humane dhe sociale, edhe pse shpesh ato janë të vështira në treg për t’u financuar nga përdoruesit. Për këtë qëllim, ky kontigjent bursash i është dedikuar promovimit të këtyre degëve me anë të bursave apo gjysëm-bursave në degë të tilla si: filozofia, antropologjia, sociologjia, letërsia, gjuha, artet, historia, studimet religjoze etj, pra të gjitha degët sokratike.

Administratori i Universitetit Europian të Tiranës, Arbi Agalliu, është shprehur se politika e bursave të UET është një iniciative e madhe që UET ndërmerr në kuadrin e promovimit e të rinjve, të cilët janë të talentuar në fusha të ndryshme, ekselent në studime ose në pamundësi ekonomike për të vijuar arsimimin e tyre.

“Politika e bursave, na bën të ndjehemi krenarë, që Universiteti Europian i Tiranës nuk e ka vëmendjen vetëm mbi aktivitetin akademik, por mundohet të marrë përsipër një përgjegjesi sociale, që e parë personalisht duket shumë pak, por e parë në pozicionin e institucionit është shumë, mjafton të përmendim buxhetin e parashikuar për këtë iniciativë që është përafërsisht 750 mijë Euro. Kjo është një shumë e madhe parash, e cila shkon me dëshirën më të madhe për të përkrahur më të talentuarit dhe për të bërë një hop cilësor drejt dijes. Duke i dhënë mundësi edhe atij që është në pamundësi financiare dhe për të përkrahur këdo që ka një talent të caktuar dhe ka një dëshirë për të bërë mirë në këtë shoqëri ku çdo ditë e më tepër ka nevojë për njerëz të cilët marrin përsipër përgjegjësi sociale.”

Kusht bazë për përfitimin dhe ruajtjen këtyre bursave është aktivizimi studentor, pjesëmarrja në debate, grupe kërkimore etj, ruajtja e një niveli të caktuar të mesatares sipas degës dhe sipas momentit të hyrjes në sistemin akademik si dhe kontributi në shërbim të komunitetit të studentëve dhe të institucionit në raport me mënyrën se si studentët marrin pjesë në qeverisjen dhe menaxhimin e institucionit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas