Kryesore, Mapo Letrare

UET PRESS publikon dosjen sekrete të Maks Velos

Dosja sekrete e përndjekjes, hetimit, dënimit të Maks Velos do të vijë në një libër të quajtur “Maks Velo, Jetë paralele” përgatitur nga Alda Bardhyli dhe nën logon e UET PRESS. Libri do të ketë promovimin të premten në orën 13.00 në Universitetin Europian të Tiranës ndërsa pritet që shumë shpejt të jetë në të gjithë libraritë e vendit. Në kuadër të debateve mbi të shkuarën, është hera e parë që publikohet dosja e përndjekjes që një artisti gjatë regjimit komunist. Janë 106 dokumente, një pjesë e të cilave shoqërohet me rrëfime të vetë Velos mbi ngjarjet e raportuara.

“Dosja Velo pritet të hapë debatin e munguar mbi rolin që artet dhe kultura ka pasur gjatë regjimit komunist. Nuk ka qenë një punë e lehtë hartimi i këtij libri për vetë ngarkesën emocionale që këto dosje mbartnin për artistin, për të bërë një udhëtim në kohë” , thotë Bardhyli. Sipas saj në këto dosje ka emra artistësh të njohur të artit që kanë spiunuar e kanë qenë pjesë e aparatit të Sigurimit të Shtetit. “Ky libër është një mënyrë për të parë se si kultura i shërbeu regjimit, por nga ana tjetër shohim profilin e një artisti qendrestar e tepër bashkëkohor si Velo, i cili në kushtet e një regjimi represiv mundi të ruante moralin njerëzor dhe idetë e tij mbi artin”, thotë ajo. Sipas Bardhylit libri do ngjallë kureshtje tek lexuesit jo vetëm për historitë që mbart por dhe mënyrën e shkrimit, pasi i ngjan një romani thriller të shkruar nga vetë Sigurimi i Shtetit.



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas