Kryesore, Universitet

UET Polivalent me 5 Diploma Profesionale, 26 Programe Bachelor dhe 1 Program të Integruar

Gama e gjërë e degëve të ofruara vjen si një përgjigje ndaj kërkesave të shumta që tregu ka sot për të rinj të përgatitur në disiplina të ndryshme por edhe si një përgjigje ndaj vetë studentëve të cilët kanë kërkuar gjithnjë më shumë mundësi zgjedhje në UET.

Pas një pune dy vjeçare intensive për të formuluar dhe konceptuar një ofertë të re akademike, Universiteti Europian i Tiranës vjen me dy fakultete të reja, me më shumë mundësi zgjedhje. UET tashmw wshtw i kompletuar me 5 fakultete, 15 departamente dhe qendra kërkimore, 35 grup-lëndë.



Gama e gjërë e degëve të ofruara vjen si një përgjigje ndaj kërkesave të shumta që tregu ka sot për të rinj të përgatitur në disiplina të ndryshme por edhe si një përgjigje ndaj vetë studentëve të cilët kanë kërkuar gjithnjë më shumë mundësi zgjedhje në UET. Një dije komplekse i përgjigjet një ofertë universitare komplekse. Dije që plotësojnë njëra-tjetrën dhe studentë që gjejnë gjithçka në mënyrë cilësore. UET i dekadës së dytë do jetë pikërisht UET i kësaj dije cilësore, i kësaj dije polivalente ku studenti shqiptar i cili në shumë raste është i shqetësuar për standardin e universitetit, për mundësinë për t’u shkolluar në Shqipëri, do gjejë në UET një cilësi tjetër, një pritje tjetër, një dashamirësi tjetër, mbi të gjitha një përgjegjshmëri tjetër, të një universiteti të ngjashëm me kolegët e tij më të mirë perëndimorë apo dhe të vendeve të tjera të botës.

Risia qëndron jo vetëm në zgjerimin e gamës së zgjedhjes por edhe në llojin e diplomave që ofrohen. UET si një institucion i arsimit të lartë, për herë të parë sjell diploma profesionale dy vjeçare duke i dhënë mundësinë edhe studentëve mesatarja e të cilëve nuk është mjaftueshëm e lartë për të ndjekur ciklin Bachelor, për të vijuar studimet e tyre.

Diploma profesionale të tilla si Aplikime Informatike, Dizajn i Aplikuar dhe Modë, Kontabilitet, Menaxhim, Turizëm.

Fakultetit të Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale i vili vjen i organizuar këtë vit akademik i shtohen degët; Arte Pamore, Filozofi, Histori, Letërsi, Linguistikë, Arte Skenike, Arte Muzikore, Arsim Parashkollor, Edukim Fizik dhe Sporte. Ndërkohë që dy Fakultetet e reja, ai i Shkencave Mjeksore Teknike dhe ai i Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës vijnë me degë të cilat do të ofrohen për herë të parë si zgjedhje, për të gjithë maturantët duke filluar nga data 15 shtator, datë e cila shënon edhe hapjen e raundit të dytë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas