Kryesore, Mapo Format

UET nis gjurmimin e studentëve Alumni -Sipërmarrës, 10 më inovatorët marrin certifikata mirënjohjeje

Në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës është zhvilluar aktiviteti “55 UET-Alumni sipërmarrës” i cili kishte në fokus të gjithë ata të cilët kanë qenë studentë të UET dhe sot shënojnë arritje në fushën e sipërmarrjes

Të 55 sipërmarrësit që dikur kanë qenë studentë të UET dhe tanimë janë pjesë e shoqatës ALUMNI, janë një tregues mjaft i mirë i cilësisë që auditorët e këtij universiteti kanë patur objektiv ndër vite. Me një shifër të konsiderueshme diplomash, 9256 të tilla përgjatë kësaj dekade, studentët të cilët ishin të ftuar në këtë organizim janë një ndër përfaqësimet më të mira të cilësisë së këtij universiteti.



Në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës është zhvilluar aktiviteti “55 UET-Alumni sipërmarrës” i cili kishte në fokus të gjithë ata të cilët kanë qenë studentë të UET dhe sot shënojnë arritje në fushën e sipërmarrjes.

“Realiteti po tregon që punësimet janë shumë më ndryshe nga ato klasiket. Faktikisht, ne prandaj jemi krenar me ju, që ia kemi arritur në një farë mënyre që të ‘krijojmë’ një student të diplomuar me një këndvështrim shumë më të gjerë, për t’u përfshirë në biznes, në iniciativa, në ide. Të gjitha idetë sado të thjeshta të duken, janë ide që prodhojnë biznes që krijojnë një vlerë të shtuar dhe krijojnë një zhvillim edhe për vetë personin. Besoj që bashkëpunimi me ju do të rikthejë në universitet frymën e sipërmarrjes dhe iniciativës, frymën e fantazisë dhe vendosmërisë për të realizuar diçka”, u shpreh para të pranishmëve Presidenti i Universiteti Europian të Tiranës, prof. dr. Adrian Civici gjatë fjalës së tij duke shtuar se këto arritje të ish-studentëve të UET dhe pikërisht ky kontingjent është krenari për universitetin.

Universiteti Europian i Tiranës që e ka si qëllim të tij kryesor, por duke u nisur edhe nga filozofia e kahershme e këtij institucioni, “UET Universiteti i Biznesit”, ku me anë të “Programit 250+”, i cili funksionon prej vitesh si dhe me anë të aktiviteteve të shumta në fokus sipërmarrjen, që nuk mungojnë çdo vit, kjo ceremoni i jep një lloj kurorëzimi përfundimit të vitit akademik.

Thelbi i kësaj ceremonie ishte vlerësimi i ish-studentëve të UET për kontributet e tyre në krijimin e sipërmarrjeve inovatore, për ndikimin që këto iniciativa kanë patur në zhvillimin ekonomik të vendit si dhe për të dhënë një shembull frymëzues për brezat e rinj, ku 10 prej tyre u vlerësuan me një certifikatë mirënjohjeje, në mënyrë simbolike për arritjet e tyre.

Përgjegjësja e Departmentit të Menaxhimi dhe Marketingut, Prof. Dr. Ermira Qosja ka shprehur gjithashtu vlerësimin, për ata të cilët kanë qenë dikur studentë të saj.

“Laboratori i vërtetë kanë qenë sipërmarrjet e studentëve, të cilët na kanë dhënë mundësinë që në kohë ne të bëjmë shumë gjëra për sipërmarrjen. Të krijomë një kulturë të sipërmarrjes në UET, madje sot ne mund të themi që kemi fituar dhe projekte ndërkombëtare bazuar në sipërmarrjen e studentëve. Më në fund në katin e dytë të UET është një Inovation Hub i cili është produkt i dy projekteve europiane. Dalëngadalë është krijuar kultura e sipërmarrjes në UET dhe sot në fakt është një fat i madh që ne mund të bëjmë evente të tilla me ALUMNI që janë sipërmarrës”.

Ish-studentët e UET, të cilët tashmë janë sipërmarrës dhe drejtojnë bizneset e tyre treguan jo thjesht historitë e tyre të suksesit por dhe vështirësitë apo sfidat që kanë hasur gjatë rrugës.
Një nga këta ish-student i UET është edhe Xhorxh Balla, i cili kryesisht konsiston në fushën e shërbimeve në telekomunikacion por është njëkohësisht sipërmarrës edhe në disa iniciativa të tjera. Ai ka ndarë me të pranishmit këndvështrimet e tij në lidhje me atë se çfarë e bën një sipërmarrës të jetë i suksesshëm.

“Ajo çfarë kam parë unë në sipërmarrjet e mia është se nuk mjafton vetëm intuita personale për të patur një sipërmarrje të suksesshme. Nuk mjafton vetëm ajo që ti mund të dish vetë si person por duhet edhe puna. Duhet punë konsistente, në vazhdimësi. Të jesh mendjehapur për të studiuar dhe parë mënyra të reja në lidhje me mënyrën si mund të bësh biznes në këtë kohë të vështirë”, tregon ai në lidhje me “çelësin” e suksesit.

Ai shprehet se një tjetër element që e ka bërë atë të ketë suksesin që ka sot është vlerësimi dhe komunikimi me punëtorët e tij. “Diçka tjetër që vlerësoj, është të shtosh vlerë te njerëzit me të cilët ti punon. Është shumë e rëndësishme, që njerëzit me të cilët ti punon të mos i trajtosh thjesht si punonjës, por duhet t’i trajtosh si ‘shareholder’. Secili ka “aksionet” e tij në këtë sipërmarrje, sado pak qofshin, edhe punonjësi më i thjeshtë ka aksionet e tij. Në momentin që ti di t’i ndash këto vlera me ta, të jesh i sigurt që ato do të të kthehen mbrapsht 100-fish”, është shprehur ai.

Ndërkohë Valbona Rusi, e cila është sipërmarrëse në fushën e shërbimeve dhe për të pranishmit ajo ka treguar vështirësitë dhe eksperiencën e saj, në një biznes që për kohën ishte risi duke u shprehur se rrugëtimi për të ndërtuar një sipërmarrje ka qenë një rrugëtim i vështirë dhe tepër sfidues.

“Ka qenë një rrugëtim shumë i vështirë dhe shumica prej jush besoj se e kupton, por njëkohësisht edhe shumë i bukur. Indicet e para kanë qenë në Greqi, ku unë atje kam filluar të punoj në një kompani shërbimesh dhe kam zhvilluar kompaninë time më pas në Shqipëri, ‘Alb Pastrim’, e cila është një kompani shërbimesh, distribucioni dhe kursesh profesionale në fushën e pastrimit. Me UET kam patur një marrëdhënie shumë të veçantë sepse ka qenë një nga klientët e mi të parë të cilët më kanë besuar shërbimin e pastrimit në 2011 kur atëherë ka qenë ende risi. Tashmë ne punojmë në shumë industri të ndryshme, falë eksperiencës dhe dijes që kam marrë në UET. Të startosh një biznes është shumë e lehtë tashmë, por ta mbash atë është shumë e vështirë dhe pa dijen nuk besoj që asnjëri prej nesh mund të zhvillojë idenë e tij apo të zhvillojë dhe biznese të tjera, pse jo”.

Anxhela Cikopano: Biznesi filloi si një shaka, duke e kthyer shtëpinë në një punishte të vogël

Anxhela është një sipërmarrëse e re e suksesshme në idenë e saj inovatore. Biznesi që ajo ka ngritur, ka një histori të veçantë. Gjithçka nisi thuajse rastësisht por ndodhitë u përkthyen në një biznes që pritet të lulëzojë edhe më tepër.

“Biznesi filloi si një shaka. Prindërit e mi janë të lindur në Tiranë, por origjina ime është kolonjare ndaj në shtëpinë tonë është bërë gjithmonë garë për reçelin dhe glikonë më të mirë midis gjysheve, tezeve.. Ne e nisëm në bazë të një parimi, që duhet të mësojmë sot se si të ecim me këmbët tona dhe si krijohet sipërmarrja në jetë. Kur im bir në atë kohë, 7-8 vjeç kërkonte para xhepi në verë, unë doja t’i mësoja se si të punonte dhe të krijonte para vetë. Kështu që këto reçelët që ishin gjithnjë më shumë se ç’duhet në shtëpinë tonë, i thashë të dilte te rruga, me ata tregtarë ambulantë që ishin asokohe atje dhe shiti, në mënyrë që të mësonte të nxirrte paratë e tij”, tregon ajo.

Anxhela tregon që shitjet e para të biznesit, nisën online dhe thotë se brenda një viti shitjet u 10-fishuan dhe kërkesat u rritën aq sa e bënë të pamundur prodhimin vetëm në shtëpi.

“Ajo që është interesante është që njerëzit jo vetëm e blenë por edhe u rikthyen. Këtu kuptova që kjo gjë mund të kthehej në biznes. Kështu pak nga pak, shtëpia u shndërrua në një punishte të vërtetë. Filloi si provë e re, në shumë aspekte, dhe tanimë uroj që pas një ribrandimi që i kemi bërë biznesit, gjërat të rifillojnë fuqishëm si një vit më parë”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas