Aktualitet, Mapo Format, Sociale

UET nis Gjimnaz Tour

Maturantët duhet të këshillohen jo vetëm për degën studimeve por edhe për universitetin që duhet të zgjedhin

Dilema më e madhe e një 18-vjeçari sot është zgjedhja e universitetit dhe degës që do të studiojnë. Është ky vendim që do të ndikojë për gjithë jetën e tyre të mëvonshme. Në këtë vendim të rëndësishëm një rol të madh kanë prindërit, por dhe tregu i punës, pasi të rinjtë synojnë ato degë ku besojnë se do të kenë më të sigurt një vend pune nesër.



Është pikërsisht kjo dilemë, që UET me nje traditë tashmë 12 vjecare të zhvillojë “Gjimnaz Tour” në të gjitha shkollat e mesme të vendit.

Maturantët në gjithë gjimnazet e Shqipërisë do të njihen nga afër me degët që ofron Universiteti Europian i Tiranës dhe do të marrin këshillimin e duhur të karrierës për profesionet që duan të zgjedhin nga pedagogët më të mirë.

Për drejtoreshën e ciklit Bachelor në Universitetin Europian të Tiranës Dr. Anisa Subashi “Gjimnaz Tour është një prej mënyrave që lidh drejtpërdrejt universitetin me maturantët, cfarë u bën këtyre të fundit më të lehtë vendimarrjen për degën e studimit qe duan të ndjekin.

“Këshillimi i karrierës është një koncept shumë i gjerë, duke filluar që nga informimi dhe orientimi në lidhje me një program të caktuar studimi, e deri tek eksplorimi i mundësisë së punësimit apo rritjes në karrierë brenda një institucioni.

Në rastin konkret, gjimnaz tour nënkupton informimin e të rinjve në lidhje me mundësitë e ndryshme të studimit që ata kanë, nënkupton parashtrimin apo eksplorimin e secilës alternative studimi, nënkupton dhënien e përgjigjeve mbi shqetësime apo pyetje që ata kanë”,- u shpreh Subashi.

Bashkëpunimi i UET me gjimnazet nuk ngelet vetëm tek “gjimnaz tour”, por gjatë muajit Mars UET zhvilloi në ambjentet e tij forumin Gjimnaz – Universitet me temë “Rëndësia e këshillimit të karrierës në vendimmarrje”.

Gjithashtu UET organizon edhe UET Tour ku maturantët e gjimnazeve nga gjithë vendi vizitojnë Universitetin Europian të Tiranës ku ndjekin edhe orë të ndryshme leksioni dhe seminari./Mapo.al/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas