Universitet

UET licenson Masterin e përbashkët me vendet e BE-së

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë licensoi programin e ri “Master i Shkencave” në UET: “Shkenca Politike – Integrimi dhe Qeverisja” (PoSIG), në bashkëpunim me Universitetin e Salzburg-ut, Austri, Universitetin e Lubjanës, Slloveni, si dhe disa universitete të tjera të huaja, të rajonit e në vend.

Ky program studimi në ciklin master do të ketë 120 kredite me formë studimi  me kohë të plotë, ku kohëzgjatja e këtij program do të jetë dy vite akademike.



Programi “Shkenca Politike – Integrimi dhe Qeverisja” (PoSIG) do të zhvillohet në gjuhën e angleze dhe cdo student që studion në këtë program do të pajiset me një diplomë të përbashkët nga vendet e Bashkimit Europian që kanë përfshirë këtë program.

Ndërkombëtarizimi është një nga shtyllat kryesore të zhvillimit strategjik të Universitetit Europian të Tiranës. Me këtë dimension ky institucion i arsimit të lartë u jep mundësi të gjithë atyre që studiojnë në të, përvojën e studimeve në një prej universiteteve me emër në Europë.

Rektori I këtij universiteti theksoi se, ky është një hap i rëndësishëm i UET drejt ndërkombëtarizimit të programeve të studimit, si një prej sfidave të dekadës së dytë të institucionit.

“Vetëm për vitin 2018-2019, janë dy studentë të UET që kanë fituar bursë dhe do të bëjnë vitin e parë të studimit të PoSIG në Salzburg.

Ndërkohë brenda qershorit, do të kemi më shumë informacion për studentët e tjerë që do të vijnë në UET, për të kryer vitin e dytë të PoSIG. Suksese të gjithë partnerëve”, u shpreh Rektori I Universitetit Europian të Tiranës Prof. Dr. Tonin Gjuraj.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas