Kryesore, Mapo Format

UET hedh kapelet e brezit të 10-të, Civici: Një dekadë diplomime mjafton për të fituar provën e tregut

Universiteti Europian i Tiranës organizoi dje ceremoninë e diplomimit të brezit të 10-të të studentëve. Mesazhet e drejtuesve të UET, nga Presidenti Adrian Civici, Rektori Tonin Gjuraj tek Administratori Arbi Agalliu

Në ceremoninë e diplomimit të brezit të 10-të të studentëve, mbajtën  fjalë përshëndetëse edhe drejtuesit e Universitetit Europian të Tiranës, Presidenti i UET-it, prof. dr. Adrian Civici , Rektori i Universitetit Europian të Tiranës, Tonin Gjuraj dhe Administratori i Universitetit Europian të Tiranës, Prof. Asoc. Dr. Arbi Agalliu, të cilët vlerësuan arritjet, por edhe sfidat që i presin studentët pas studimeve dhe në karrierën e tyre.



Duke e cilësuar diplomimin si fillimin e një procesi të ri në jetën dhe karrierën e studentëve, Presidenti i UET-it, prof. dr. Adrian Civici   theksoi se  UET  i kushton një vëmendje të posaçme ndjekjes së vazhdueshme të karrierës së studentëve të tij edhe pas diplomimit. Civici deklaroi se cereminia e 10-të e diplomimit flet shumë për UET, pasi ajo është prova e mjaftueshme për të kaluar provën e tregut. Sipas tij UET është tashmë një komunitet i veçantë, jo vetëm në Tiranë dhe në Shqipëri, por edhe përtej.

“Ne me studentët tanë Alumni që mbarojnë, vazhdojmë edhe për 5-10 vjet të tjera të kemi kontakte të vazhdueshme, për të parë se si ecën karriera e tyre profesionale dhe njëkohësisht për të parë edhe veten në pasqyrë se çfarë i kemi dhënë dhe sa i kemi përgatitur. Besoj se kemi shumë për të përmirësuar, por mbi të gjitha duhet të jeni të bindur që përpjekjet dhe vizioni jonë është maksimal për t’iu përgjigjur gjithë sfidave të kohës. Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që në 10 vjet, unë pothuajse kam qenë në të gjtiha ceremonitë, kjo e sotmja më duket shumë më e veçantë, shumë më speciale , shumë më e qeshur, dhe më vjen mirë që tashmë UET  është një komunitet i veçantë në qytet, edhe në Shqipëri, edhe përtej”.

Prof. Dr. Adrian Civici  nënvizoi se Universiteti Europian i Tiranës bën përpjekjet maksimale që studenteti të mos jetë thjesht një student i mbushur me njohuri apo me informacion, por një student që di të reflektojë, që të ketë iniciativë dhe që të jetë i aftë për të përcaktuar vetë karrierën e tij duke iu përgjigjur sfidave me të cilat ndeshet.

“Sot të fillosh një karrierë, të shkosh në një vend pune kërkohen të paktën 15-20 herë më shumë dije dhe njohuri seç kërkoheshin 2-3 dekada më parë. Dhe ndoshta në dhjetëvjeçarin që vjen, shpejtësia dhe niveli dhe lloji i dijeve që duhen do të rriten akoma më shumë. Sot nuk është një  fund, por është thjesht një fillim. Për të gjithë ata që janë diplomuar duhet të jenë të kënaqur dhe të gëzuar  që u diplomuan, por jeta dhe sfida tani fillon ndoshta edhe më e fortë se më përpara. Dhe pikërisht në përgjigje të saj, UET ne bëjmë përpjekje maksimale që studenti të mos jetë thjesht një student i mbushur me njohuri apo me informacion pro të jetë një studnet që di të reflektojë, që të ketë një iniciatvë që të mund ta krijojë vetë karrierën e tij, që të mund t’i përgjigjet gjithë këtyre sfidave më të cilat ndeshet”, tha Civici.

Rektori 

Rektori i Universitetit Europian të Tiranës, Tonin Gjuraj, deklaroi se në këtë rrugëtim të gjatë të UET, pavarësisht vështirësive, falë mundësive dhe aftësive ato janë vënë në rrugën e zgjidhjes. Rektori  vlerësoi se UET përdor metoda mësimdhënieje ndërvepruese, duke mundësuar përdorimin e teknologjive bashkëkohore dhe ku vlerësohet mendimi krijues i studentëve.

“Në rrugën tonë ndeshemi edhe me probleme që sjellin njerëz paragjykues. Sigurisht kemi probleme të natyrës për të cilën ata flasin, por ajo që ata nuk dinë është se ne zotërojmë edhe mundësitë edhe aftësitë që t`i zgjidhim ato. Ne jemi Universiteti Europian i Tiranës dhe e ndjejmë se jetojmë në një botë e cila ndryshon me shpejtësi. Përparimet e mëdha të teknologjisë së informacionit kërkojnë që  përmirësimi i cilësisë në punën tonë të bëhet një proces më i shëndetshëm dhe më i qëndrueshëm, për t’i dhënë përgjigje të menjëhershme kërkesave të kohës. e kemi një objektiv të qartë. Sot vendi ynë ecën në rrugën e tij drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian dhe sfidat e arsimit të lartë janë të lidhura drejtpërdrejtë me zhvillimin social-ekonomik të vendit. Përgatitja e kapitaleve njerëzore është detyrë e universiteteve, e cila kërkon përmirësim të vazhdueshëm dhe në përputhje me zhvillimet e universiteteve në Europë. Ne zbatojmë metoda mësimdhënieje ndërvepruese, duke mundësuar përdorimin e teknologjive bashkohore dhe duke vlerësuar mendimin krijues të studentëve”, tha z. Gjuraj, i cili shtoi se UET po i pergjigjet më së miri sfidave të kohës tonë me shumë sukses.

“Ne jemi Universiteti Europian i Tiranës, që realizojmë objektivat tona. Të ëndërrosh arritjen e një objektivi mund edhe të të frikësojë, por gjithsesi është një nxitje e domosdoshme dhe vitale. Dëshira e mirë është ajo çka i ushqen dora-dorës hapat që hedhim. Vetëm nëse aspirojmë diçka, mund t`i vëmë në lëvizje burimet tona.  Kemi vendosur, te dashur student, prindër dhe të ftuar të tjere,  te zgjerohemi me dy Fakultete te reja dhe disa programe te reja studimi: në inxhinieri dhe arkitekturë, në mjekësi dhe shëndet publik, në arte liberale dhe sporte, në humanitete.  Një zgjerim dometheënës ky, që e bën UET-in të madh, të qëndrueshëm, të sigurt dhe, mbi të gjitha, cilësor”, tha ai.

Administratori i UET

Administratori i Universitetit Europian të Tiranës, Prof. Asoc. Dr. Arbi Agalliu  u shpreh se ky 10-vjetor diplomimesh,e gjen UET lider në sistemin e arsimit të lartë në Shqipëri.

“Ky 10-vjetor diplomimesh tek ne vjen si një dinamizëm që duan apo nuk duan duhet ta pranojnë kështu, sepse UET me të vërtetë është sot lider në sektorin e arsimit të lartë në Shqipëri. Ne kemi kaluar një fazë e cila duhet përgëzuar, një fazë ku pronarë të cilët ishin të guximshëm, krijiuan këtë le të themi perandori të dijeve dhe të akademisë. Sot më lejoni të them që ka ardhur një epokë e re ku universitetet në sektorin privat do të administratohen nga vetë koorporatat  tashmë dhe ky është një shembull i imi personal, ku si drejtues departamenti, si pedagog i thjeshtë, më pas si drejtor i shkollës së doktoraturës e më pas si zv. rektor vij sot si administrator i koorporatës më dinamike në sektorin e arsimit të lartë në Shqipëri, ndërsa nuk diskutohet cilësia e studimit në sektorit privat në përgjithësi dhe e UET në veçanti, në krahasim me sektorin shtetëror”, tha z. Agalliu.

Sipas tij 10 brezat e diplomurave kanë domethënien e konsolidimit të univeristetit dhe krijimin e besueshmërisë, përtej plotësimit të standarteve ligjore apo të reforms në arsimin e lartë.

Prof. Asoc. Dr. Arbi Agalliu  siguroi studentët dhe familjarët e tyre se do UET do të jenë gjithnjë pranë studentëve. “Është koha që së bashku me brezat e të diplomuarve të UET të evidentojmë në çdo detaj impaktin e diplomave tona në treg, në shoqëri dhe kudo tjetër. Sot ju sapo hodhët hapin e parë në rrugën drejt dijes, drejt punë dhe drejt profesionalizmit. UET do të jetë kurdoherë pranë jush”, tha më tej Agalliu.

Të diplomuarit në 10 vite

4363 studentë në bachelor janë diplomuar në UET

1706 të diplomuar në Master Shkencor

2323 të diplomuar në Master Profesional

528 të diplomuar në Master të nivelit të dytë

336 të diplomuar Doktoraturë

9256 në total për 10 vite

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas