Kryesore, Mapo Format

Universiteti Europian i Tiranës fiton një projekt të Erasmus+, ku UET është lider i këtij konsorciumi me 16 universitete partnere

Universiteti Europian i Tiranës ka fituar një projekt të Erasmus+, i cili është lider i këtij konsorciumi me 16 universitete partnere. Vlera e këtij projekti është afro 1 milion euro, ku bëjnë pjesë universitetet europiane dhe ato të Ballkanit Perëndimor.

Ky projekt është i orientuar drejt zhvillimit të kapaciteteve për rajonin, në mbështetjen e ofruesve të arsimit të lartë në të dy vendet e Shqipërisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, por me një rëndësi më të gjerë për Ballkanin Perëndimor.



Ky projekt ka si qëllim të adoptojë një qasje gjithëpërfshirëse për të krijuar një sërë kompetencash, të cilat janë të përdorshme në kontekstet joformale.

Gjithashtu, projekti i fituar nga UET ka si fokus forcimin e marrëdhënieve të institucioneve të arsimit të lartë në rajon, si dhe për të krijuar një mjedis sa më të gjerë ekonomik dhe social.

Ndërkombëtarizimi është një nga shtyllat kryesore të zhvillimit strategjik të Universitetit Europian të Tiranës. Me këtë dimension, ky institucion i arsimit të lartë u jep mundësi të gjithë atyre që studiojnë në të, përvojën e studimeve në një prej universiteteve me emër në Europë, kjo përmes përfshirjes intensive në programet Erasmus+.

Për të përmbushur këtë strategji, UET ka ngritur dhe konsoliduar strukturat e nevojshme, siç janë Zyra e Zhvillimit të Projekteve dhe Partneriteteve dhe Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë/Erasmus +.

Zyra e Zhvillimit të Projekteve dhe Partneriteteve është aktive dhe proaktive si në kërkimin dhe aplikimin e projekteve dhe partneriteteve të reja, ashtu edhe në përgjigje të ofertave që i adresohen universitetit nga universitete europiane.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas