Kryesore, Mapo Format

UET dhe IEP organizojnë Forumin e parë të Shëndetit Publik

Nis nesër “Forumi i Shëndetit Publik 2018” i cili do të zhvillohet në qytetin e Elbasanit në datat 7 – 9 dhjetor. Për tre ditë, specialistë të shumtë nga fusha e mjekësisë si dhe maturantë të cilët kanë pasion dhe pjesë të interesave të tyre mjekësinë, do të bëhen pjesë e diskutimeve.

Temat do të jenë të ndryshme dhe që i përgjigjen interesit të publikut të gjerë. Emra të njohur të fushës, të tillë si Prof. Asoc. Dr. Albana Fico – Drejtore e ISHP, Dr. Entela Shehu – Drejtore QKEV, Dr. Fatmir Brahimaj – Kryetar I Urdhrit të Mjekve, Prof. Dr Feodhon Meksi, Prof. Asoc. Dr. Tritan Kalo, Prof. Asoc. Dr. Zef Delia, Prof. Dr. Robert Andoni, Prof. Dr Tahir Hysa, Dr. Marsida Duli – Përgjegjëse e Departamentit të Infermierisë dhe Fizioterapisë në UET dhe Prof. Asoc. Dr. Voltisa Lama – Përgjegjegjëse e Departamentit të Imazherisë në UET, janë lektorë të ftuar në këtë forum dhe do të trajtojnë në fjalën e tyre çështje të ndryshme sipas ekspertizës.



Ky organizim është pjesë e 11 aktiviteteve rinore që Universiteti Europian i Tiranës organizon përgjatë gjithë vitit në bashkëpunim me Institutin Europian Pashko, në kuadrin e programit për zhvillimin dhe impaktin social që IEP e ka si një nga politikat e saj kryesore. “Forumi i Shëndetit Publik” organizohet për herë të parë këtë vit dhe ka si synim të shndërrohet në një traditë të mirëfilltë. Kjo vjen edhe në kuadrin e hapjes së degëve të mjekësisë në UET.

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike në ofertën e tij akademike përfshin degët të tilla si fizioterapia, imazheria dhe infermieria në ciklin Bachelor dhe atë Master. Ky është viti i parë i funksionimit të këtij fakultetit dhe pritshmëritë për të ardhmen e afërt janë që të zgjerohet edhe më tej në mundësitë e zgjedhjes.

PasPara


CLOSE
CLOSE
Pas