Kryesore, Mapo Format

UET bëhet polivalent me 5 fakultete, promovohet sot riorganizimi dhe Inxhinieria e Shkencat Teknike Mjekësore

“Super UET – zgjerimi tashmë një realitet!”
Kështu lajmëroi në rrjetet sociale administratori i Universitetit Europian të Tiranës, Arbi Agalliu, kthimin e UET në një universitet polivalent.

Kjo pas miratimit dy ditë më parë nga Ministria e Arsimit e Fakulteteve të reja, që do i hapin rrugë strukturimit të degëve.



Ishte një njoftim paraprak nga Agalliu, në pritje të ceremonisë historike. Një dekadë pas themelimit, UET pritet të zgjerohet dhe do të ketë tashmë pesë fakultete:
1. Fakulteti i Ekonomisë, Biznesit & Zhvillimit
2. Fakulteti Juridik, Shkencave Politike dhe Marredhenieve Nderkombetare
3. Fakulteti i Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale
4. Falkulteti i Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës
5. Fakulteti i Shkencave Mjeksore Teknike

Ceremonia e riorganizimit dhe licencimit do mbahet m’u aty ku nisi edhe rrugëtimi i UET.

“Në të njejtin vend ku zhvilluam ceremoninë e parë të themelimit të UET në vitin 2006, rikthehemi 12 vite më vonë për të zhvilluar ceremoninë e promovimit të riorganizimit dhe licensimit të fakulteteve të reja të Universitetit Europian të Tiranës”, njofton UET.

Në sallën Balsha të hotel Tiranës, tashmë ‘na presin gjëra të mëdha’.

Pas akreditimit nga agjenci shqiptare dhe ndërkombëtare, ky është një tjetër sukses.

Motoja e UET për dekadën e dytë ‘Gjëra të mëdha na presin’ e kthen atë në një universitet polivalent.

Më 20 shtator të vitit 2006, me vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 636 u hapën dy fakultete, ai Juridik dhe i Shkencave Sociale. Pak muaj më vonë mbërriti edhe Fakulteti Ekonomik.

Por tashmë zgjerimi është një lajm i mirë për këdo në botën e arsimit.

Miratimi i fakulteteve pason ristrukturimin me degë që do mirëpriten nga maturantët, tashmë që dihet se shumë ekselentë po zgjedhin UET.

Përpara tyre do hapen mundësitë për të zgjedhur tashmë jo vetëm degë si Kontabilitet, Menaxhim, Turizëm, Financë, Menaxhim biznesi, Drejtësi, Marrëdhënie Ndërkombëtare, Shkenca Politike, Sociologji, Komunikim, Filozofi apo Psikologjik, por edhe Dizajn i Aplikuar dhe Modë, Arte Pamore, Letërsi, Linguistikë, Arte Skenike, Arte Muzikore, Arsim Parashkollor, Edukim Fizik dhe Sporte, Aplikime Informatike, Mekatronikë, Teknologji Informacioni, Inxhinieri Informatike, Inxhinieri Industriale, Inxhinieri Ndërtimi, Infermieri, Fizioterapi apo Imazheri.

“Maiora Premunt”, apo jo?

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas