Sport

UEFA e shqetësuar për precedentin ‘Kiev’, finalet e “Champions League” mund të luhen në Amerikë

Finalja e “Champion League” mund të zhvendoset në Amerikë ose Lindjen e Mesme pasi UEFA beson që vetëm pak vende në Europë kanë kapacitetin për të pritur një finale kaq të rëndësishme pa hasur në probleme që Kievi i vuajti këtë vit!

Jo shumë kohë më parë, “Premier League” hodhi idenë e një ndeshje të 39 që do të luhej jashtë Anglisë, në të njëjtën kohe duke mos i hequr asnjë ndeshje në fushën e tyre tifozëve vendas për të “reklamuar” futbollin anglez!



Por ideja nuk u prit aq mirë nga fansat dhe plani mbeti në letër, megjithëse tashmë, shumë ndeshje parasezonale zhvillohen në vende të ndryshme çdo vit!

Po si do të reagonin fansat nga Europa nëse do t’iu duhej të udhëtonin në New York, Miami apo Doha për një finale të “Champios League”? Epo, kjo është e ardhmja sipas “New York Times”.

Herë çmimet e udhëtimit e here inflacioni në çmimet e akomodimit kanë goditur finalen e këtij viti në Kiev mes Real Madrid dhe Liverpool, me të dyja tifozëritë që kane hasur vështirësi.

Sipas “New York Times” disa hotele kanë anuluar rezervimet e mëparshme, vetëm që të bëjnë rezervime të reja me pesëfishin e çmimit.

Për finalen e 2019 Madridi mposhti Baku-n, por kryeqyteti Spanjoll mbetet një nga të paktit me mundësi akomodimi të mjaftueshme së bashku me Parisin Londrën dhe Barcelonen, për të pritur një event të tillë, përmasat e të cilit rriten vit pas viti.

Koha mund të jetë problem, sidomos në Lindjen e Largët apo pjesën Perëndimore të Amerikes, por duke qenë se tifozët po shpenzojnë kaq shumë kohë dhe para për të shkuar në Kiev atëherë me siguri New York-u, përveç kohës dhe shpenzimeve nuk do paraqiste vështirësi të tjera.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas