Aktualitet, Kryesore

Udhëzimi: Ja oraret e kufizimit të mjeteve të rënda gjatë sezonit turistik

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë e deklaroi dhe më herët marrjen e masave për sezonin turistik për kufizimin e qarkullimit të mjeteve të rënda.

Në një udhëzim të përbashkët ministrat Damian Gjiknuri dhe Fatmir Xhafaj thuhet se bëhet fjalë për kufizim të qarkullimi të mjeteve jashtë qendrave të banuara.



Ndalohen të qarkullojnë në oraret e përcaktuara në udhëzim, kursantët e auto-shkollave mësimore, transporti i mallrave me peshë të përgjithshme të autorizuar mbi 7.5 ton, me ngarkesë të pandashme me gjatësi maksimale më të madhe se 12 m, dhe makinat bujqësore dhe teknologjike.

Kufizimi i qarkullimit të këtyre mjeteve vlen nga data 15 qershor deri në 15 shtator dhe do të ketë këto orare.

Ditën e premte periudha e kufizuar do të jetë nga ora 15.00 deri në orën 22.00. Për ditët e fundjavës: të shtunën nga ora 08.00 deri në 12.00 dhe nga ora 16.00 deri në orën 22.00. Ndërsa e diela nga ora 07.00 deri në orën 22.00.

Ndërsa për ditët e festave zyrtare që përkojnë me sezonin turistik kufizimi i qarkullimit do të jetë nga ora 14.00 e ditës para festës, deri në orën 22.00 dhe nga ora 08.00 e ditës së festës deri në orën 24.00 të po asaj dite.

Udhezimi-per-kufizimet-e-orareve

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas