Aktualitet

U vetëplagos me pistoletë, arrestohet autori dhe pronari lokalit

Një person është arrestuar sepse u vetëplagos në këmbë me pistoletë pa lejë, ndërsa është ndaluar edhe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, pasi ka tentuar të fshehë gjurmët e krimit. Shërbimet e policisë Elbasan kanë arrestuar Euklid Skore, 25 vjeç, me banim në lagjen ‘Luigj Gurakuqi’, i dënuar më parë për vjedhje, pasi nga hetimet paraprake rezultoi se ky person, nga fshatin Hajdaran, komuna Shushicë Elbasan, në ambientet e lokalit të Lauret Ahmatit, 30 vjeç, me banim në këtë fshat, është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante pa leje. Ndaj Euklid Skorës u mor masa e arrestit në flagrancë, pasi akuzohet për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”. Ndaj pronarit të lokalit, Lauret Ahmati, u mor masa e masa e arrestit në flagrancë, pasi ky ka prishur, duke fshehur, të gjitha provat e ngjarjes. Ndaj tij rëndon akuza e “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.F.S.

 



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas