Politika

U tha se u mor me meritë, por Bushati nuk jep siguri për votën e vendeve të BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati gjatë raportimit në Komisionin e Jashtëm, ka deklaruar se procesi për hapjen e negociatave nuk është i lehtë.

Bushati nuk dha siguri nëse vendet e BE-së do të japin një “po” përfundimtare për marrjen e rekomandimit.



“Vendet anëtare do të shqyrtojnë raportin, do të shqyrtojnë strategjinë e zgjerimit. Ne jemi në kontakte të vazhdueshme me të gjitha vendet anëtare, nuk besojmë se do të jetë proces i lehtë. Nuk diksutohet që para nesh është një e përpjetë sidomos sa i përket gamës së të drejtave dhe detyrimeve që shtrohen para nesh, por ne mbrojmë pikëpamjen kur jemi në kushtet e një kapitulli të ri, që do t’i japë mundësi Shqipërisë të bëjë më shumë reforma, të përmirësojë standardet dhe do t’i krijojë mundësi vendeve anëtare për të influencuar pozitivisht në zhvillimet e brëndshme në Shqipëri”, tha ai.

Samiti i Sofjes tha ministri do të arrijë në konkluzione të rëndësishme për procesin, duke e renditur si samitin e parë për vendet e Ballkanit Perëndimor që nga ai i Selanikut në 2003. Fjala kyçe do të jetë ndërlidhshmëria e vendeve të rajonit.

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ndodhet në një seancë dëgjimore lidhur me Raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë 2018 dhe perspektivën e integrimit të Shqipërisë në BE.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas