Kronika, Kryesore

U sulmuan nga kafshët, dy persona përfundojnë në spital

Në 24 orët e fundit janë shënuar dy rasteve të njerëzve që janë sulmuar nga kafshët.

Rastet kanë ndodhur në Tiranë dhe  Rrogozhinë, ku viktimat, repsektive, nga qeni dhe lopa, kanë përfunduar në spital.



 

Komisariati i Policisë Nr. 4, Tiranë

Më datë 27. 06. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A. P., vjeç 25, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën e “Dibrës” pranë një kompleksi, qeni i tij ka kafshuar duke i shkaktuar dëmtime shtetasit A. Q., vjeç 32, banues në Tiranë, i cili pas mjekimit në spital është larguar për në banesë. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë

Më datë 27. 06. 2018, në fshatin Okshtun Zambish Rrogozhinë, në afërsi të banesës, duke ruajtur bagëtitë shtetasi Sh. S., vjeç 70, banues në Rrogozhinë, është goditur nga një bagëti e trashë dhe për pasojë ndodhet në spital nën kujdesin e mjekut. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, për ngjarje aksidentale.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas