Kryesore, Politika

U shkarkua prej Ervis Martinit? PD: Enrik Sulejmani ishte…

Ditën e djeshme Enrik Sulejmani u shkarkua nga Drejtoria e Burgjeve, me pretendimin se nuk kishte bërë si duhet detyrën në rastin e të arrestuarit Ervis Martinajn.

Mirëpo Partia Demokratike shkon edhe më tej me denoncimin e saj duke thënë se ky ishte shkarkimi in dytë i Sulejmanit. Sipas deputetit Gent Strazimiri me Rilindjen e Ramës ka një shans të dytë dhe për kriminelët.



Sipas tij Enrik Sulejmani ‘’ish i burgosur për trafikim qëniesh njerëzore kur kryente detyrën e shefit te komisariatit në Rinas në vitin 2003, që u largua nga detyra pasi Rilindja e emëroi Drejtor të Pergjithshem te Policise se Burgjeve ne vitin 2013”.

Reagimi i Strazimirit:

Enrik Sulejmani shkarkohet per here te dyte!

Si u rimor në punë drejtori i shkarkuar për shkak të dekriminalizimit, pas presionit të opozitës në vitin 2013?!

Me Rilindjen, rilindin të gjithë; kriminelë që bëhen deputetë apo që kur nuk bëhen dot vetë, bëjnë baballarët deputetë.

Por rilindin edhe të tjerët pas tyre, e shembulli më i fundit është Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Burgjeve Enrik Sulejmani, ish i burgosur për trafikim qëniesh njerëzore kur kryente detyrën e shefit te komisariatit në Rinas në vitin 2003, që u largua nga detyra pasi Rilindja e emëroi Drejtor të Pergjithshem te Policise se Burgjeve ne vitin 2013!

Ministrja e Drejtësisë, e paska rishkarkuar nga detyra, sepse i krijoi favore të arrestuarit Evis Martinaj, te cilin nuk pranoi ta transferonte nga spitali privat ne spitalin e burgjeve!

Po si u rikthye ne të njejtën detyre nga ku ishte shkarkuar 5 vjet me pare Enrik Sulejmani?
Kush e propozoi per te njejten detyre ish te arrestuarin per trafik qeniesh njerezore Enrik Sulejmani?
Kush e emeroi perseri Drejtor te Pergjithshëm të Policise se Burgjeve Enrik Sulejmanin?

PasPara

1 koment

  1. Hidh baltë mbi të tjerët se diçka do të ngelet. Kjo është deviza e politikanëve niveli i Strazimirit. Ai zotëria me qëllim anashkolon faktin që z.Sulejmani nuk ka qenë asnjëherë në burg por vetëm në paraburgim dhe gjykatat shqiptare në të gjitha shkallët e saj e kanë shpallur të pafajshëm me vendim të formës së prerë. Nëse nuk respektohen parimet kushtetuese nga deputet të parët vaj halli për njerëzit e thjeshtë. Për sa i përket këtij djalit që me të padrejtë e merrni në gojë për të plotësur axhendën tuaj, mund t’ju jap një informacion të vogël që ka nderuar Shqipërinë në Akademinë e Policisë në Ankara duke u shpallur dhe klasifikuar ndër 10 studentët më të mirë të universitetit. Mjaft me baltosjen e e profesionistëve të vërtetë se po e boshatisni Shqipërinë duke i sulmuar vend e pavend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas