Aktualitet, Kryesore

U shkarkua nga detyra, reagon Artan Broci: Komisarët politikë të KPK s’dolën dot nga urdhrat e Ramës

Pas shkarkimit nga detyra e anëtarit të Gjykatës së Lartë, vjen reagimi nga Artan Broci.

Përmes një deklarate, Broci e cilësoi KPK-në si komisarët politikë të kryeministrit Edi Rama, që sipas tij nuk dolën dot nga urdhrat politikë. Ai theksoi se kishte provuar se të ardhurat e tij ishin të ligjshme, ndërsa paralajmëroi se beteja e tij ligjore do të vazhdonte deri në fund.



REAGIMI I BROCIT
K.P.K si komisaret politik te kryeministrit nuk dolen dot nga urdherat politik.
U provova se te ardhurat e mija jane te ligjeshme te konfirmuara nga Tatimet, kalova ne pikepamjen time te tre testet Pasuror, Profesional dhe Figuren por nuk kalova dot testin e nenshtrimit per ceshtje te caktuara dhe ate te Kryetarit te Keshillit te Emerimeve ne Drejtesi.
Beteja ime ligjore do vazhdoje deri ne fund. flm!

HETIMI
Gjatë hetimit të thelluar, KPK konstatoi se Artan Broci ka probleme me shtyllën e pasurisë, pasi ka rezultuar me mospërputhje çmimesh për një apartament që ka blerë dhe ka shmangur taksat.

Subjekti u mbrojt duke u shprehur se ka paguar detyrimet, por zyra e tatimeve nuk jep të dhënat. Gjykatësi ka marrë notë pozitive për aftësitë profesionale dhe nuk ka kontakte me njerëz të krimit. Artan Broci e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës. Ai e ushtroi funksionin pranë kësaj gjykate deri në vitin 2010, kur u promovua në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Në prill të vitit 2013, Broci u dekretua anëtar i Gjykatës së Lartë.

Paralelisht me detyrën si gjyqtar, Broci ka qenë edhe asistent-pedagog në Fakultetin e Drejtësisë si dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ai është angazhuar si ekspert në disa projekte si dhe ka dhënë kontribut në reformën e drejtësisë për të miturit në Shqipëri./BW/

PasPara

2 komente

  1. Artan Broci eshte nje zotni shume i ndershem dhe shume i zoti per punen qe is eshte ngarkuar. K a punuar me nder ne punen qe is eshte ngarkuar. Eshte turp i madh qe Qeveria marret me gjera te tilla pa kuptim. Shikone kryetarin Zotin Zaganjori dhe fitimet e tij. Shqiperia nuk e don demokracine. Ky vendim duhe to rekthehet se do ju marri gazeta botnore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas