Ekonomi

U rrit kostoja e rrugës Milot-Balldren, ja përse ndryshoi projekti…





               Publikuar në : 15:26 - 26/07/18 |
mapo.al

Drejtoresha e Koncesioneve në Ministrinë e Infrastrukturës, Etleva Kondi, thotë se kostoja e rrugës Milot-Balldren u rrit për shkak të ndryshimit të projektit.


Sipas saj në variantin e ri u përfshi ndërtimi i rrugëve dytësore si dhe përmirësimi i sinjalistikës.

Vlera e re prej 20.1 miliardë lekë është propozuar nga vetë koncesionari në ofertën e pakërkuar. Projekti i ri bashkë me vlerën e rritur është miratuar më pas nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, por edhe ministria e Financave.

“Vlera e përcaktuar është vlerë tavan, pra nuk pranohet ofertë mbi këtë vlerë”, u shpreh Etleva Kondi.

Sipas Kondit përveç oponencës teknike nga autoriteti rrugor, kostot do të mbikëqyren edhe nga një inxhinier i pavarur, që do të përzgjidhet me tender ndërkombëtar.

Rruga Milot-Balldren është 17.2 kilometër e gjatë dhe do të ndërtohet me koncesion. Në variantin e parë kostoja totale e rrugës ishte parashikuar 14.2 miliardë lekë, por më pas ajo u rrit në 20 miliardë lekë.

 


Etiketa: , , ,

KOMENTO (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

  1. e para:
    kjo nuk eshte gjurma e rruges per dy arsye 1. rruga deri ne kryqezimin e milotit eshte bere.
    2. nga rrotonda ne ishull shengjin rruga muk eshte ajo e vjetra nga lezha por do te kete tunel.
    e dyta ” gjatesia e rruges sipas gjurmes eshte rreth 20 km

    Përgjigju ↓
CLOSE
CLOSE
Pas