Kronika

U premtuan pakistanezëve kalimin në Mal të Zi, por i grabitën me armë, kapet njëri nga autorët




               Publikuar në : 18:47 - 18/09/18 |
mapo.al

Policia ka arrestuar njërin nga dy autorët e grabitjes së disa pakistanezëve. I arrestuari është Albion Shabaj 28 vjeç, banues në fshatin Aliaj, Malësi e Madhe. Sipas policisë, Albion Shabaj në bashkëpunim me një person tjetër, me një automjet në përdorim të tij, duke transportuar 6 pakistanezë me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit drejt Malit të Zi kundrejt fitimit në lagjen Pepaj, fshati Hot nën kërcënimin e armës u kanë marrë 780 Euro, 2 aparate celularë, dhe 6 çanta shpine.


E ndërsa Albion Shabaj u arrestua, policia njofton se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër të kësaj ngjarje. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti me të cilin Shabaj po transportonte refugjatët, si dhe po punohet për gjetjen e automjetit tjetër. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale të “Vjedhje me dhunë” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, parashikuar nga nenet 139-25 dhe 298–25 të Kodit Penal.


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas