Kronika, Kryesore

U plagos dje në atentatin e Durrësit, ndërron jetë në spital shoku i Harizajt

Ka ndërruar jetë në spital pas plagëve të marra 33-vjeçari Genci Caci nga Vlora, i cili mbeti i plagosur në atentatin e mbrëmshëm në Durrës, ku u vra dhe shoku i tij Edison Harizaj.

Gazetarja Dorjana Bezat, referuar burimeve nga policia tha për “BalkanWeb” se Genci Caci ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës ku ndodhej prej mbrëmjes së kaluar.



Ngjarja që tronditi mbrëmjen e kaluar Durrësin ndodhi në zonën e plazhit, në vendin e njohur si ‘Rruga e Çamëve’ dhe nga të shtënat mbeti i vrarë në vend Edison Harizaj, ndërsa 33-vjeçari Caci u plagos rëndë, në kokë dhe trup, plagë të cilave nuk ka mundur t’u mbijetojë.

Automjeti tip ‘Audi’ në të cilën udhëtonin Edison Harizaj dhe Genci Caci u qëllua me breshëri kallashnikovi. 39-vjeçari Edison Harizaj ka qenë i skeduar si i përfshirë në disa ngjarje kriminale në vend. Ai ka qenë krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe ka qenë i dënuar me 10 vite burg për vrasje.

Dënim që e kishte përfunduar në vitin 2010. Ai dyshohet se ka kryer një sërë krimesh, përfshi dhe ekzekutimin e gjyqtarit Skerdilajd Konomi.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas