Kronika, Kryesore

U përplas nga makina, fëmija ndërron jetë në spital

Ka ndërruar jetë në spital këtë të shtunë, fëmija i cili dy ditë më parë u përplas nga një makinë në Fier.

Aksidenti ndodhe rreth orës 15:10 të së enjtes, në rrugën Fier-Seman, në fshatin Fermë Çlirim. “A.Xh 33 vjeç, banues në Seman, duke drejtuar mjetin tip ‘Skoda’, ka aksidentuar M.G., 11 vjeç, banues në fshatin Dërmënas Fier, të cilin e ka shoqëruar në Spitalin Rajonal Fier”, thuhej në njoftimin paraprak të policisë lidhur me aksidentin.

Në spitalin e Fierit, mjekët vlerësuan se i mituri kishte nevojë për mjekim më të specializuar dhe kështu vendosin që ai të transportohej në Spitalin e Traumës në kryeqytet. Por, dy ditë më vonë, vogëlushi ndërroi jetë.



“Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet proceduriale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftonte policia pas aksidentit ndodhur të enjten.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas