ShowBiz

U përfol se do largohej nga Top Channel, Florian Agalliu shuan dyshimet

Jemi të gjithë të vetdijshëm për një fakt! “Zhurma” që krijon media sociale, ndonjëherë çon në situata të paparashikuara, që as vet protagonistët në fjalë nuk mund t’i imagjinojnë. Mjafton një foto, ose një video dhe befas ngrihet një tymnajë thashethemesh, sidomos kur bëhet fjalë për personazhe publik.

Kështu, ka mjaftuar një foto e postuar në instastory nga moderatori i “Në shtëpinë tonë”, Florian Agalliu dhe dyshimet nisën sakaq për një largim të mundshëm të tij nga ekrani i Top Channel. “Në ajrim. Do të na mungojnë”, ka shkruar ai në foton e fundit, ku duket stafi i emisionit që ai me sukses moderon prej disa kohësh bashkë me prezantuesen Anjeza Maja. Më pas, një pjesë e mirë e mediave shkruan se ai po mendon largimin nga ky televizion.



Por, vetëm sot ka reaguar Floriani, edhe në kuadrin e një përgjigje për të gjithë dyshimet e ngritura. “Po unë sa erdha”, ka thënë ai.

Me sa duket, moderatori nuk e ka ndërmend largimin nga Top Channel!

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas