Kryesore

U përdor nga rrëmbyesit e Çollakut e Stafukës? Çfarë thuhet për banesën e bllokuar në Durrës

Zbulimi i armëve në një banesë të braktisur mund të çojë në zbardhjen e disa ngjarjeve të rënda kriminale që kanë ndodhur në Durrës.

BalkanWeb raporton se nisur nga uniformat e Policisë të gjetura në apartamentin pranë zonës së Shkëmbit të Kavajës, mund të kenë realizuar rrëmbimin në qendër të Durrësit dhe më pas ekzekutimin e Gazmend Çollakut



Me këto uniforma ishin të veshur personat që rrëmbyen Enver Stafukën në Fushë-Krujë. Nisur nga ky fakt, grupi hetimor dyshon se mund të kemi të bëjmë me një grup kriminal mjaft të rrezikshëm, duke mos e përjashtuar një lidhje të mundshme të këtij arsenali të zbuluar me dy ngjarjet e mësipërme.

Armët u gjet në apartamentin e 56-vjeçarit Xhevahir Lushka, me orgjinë nga Fieri. Pas gjetjes këto armë u dërguan në laboratorin e Kriminalistikës për të verifikuar nëse janë përdorur ose jo

Policia dyshon se arsenali i armëve, mes të cilave edhe katër silenciatorë, krehra me fishekë, fenelina, mjete dhe veshje Policie e kapuça, si dhe sasi e vogël e lëndës narkotike e dyshuar marijuanë, i përket një grupi të strukturuar kriminal, në Durrës e më gjerë. Ekspertët kriminalistë kanë marrë edhe shenjat e gishtërinjve dhe prova të tjera në vendin ku zbuluan armatimin, me qëllim për të identifikuar poseduesin e tyre.

Mësohet se apartamenti posedohej aktualisht nga shtetasi Xhevair Lushka, 56 vjeç, i cili është shpallur në kërkim. Sipas burimeve, banesën, që ndodhet në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Shkëmbit të Kavajës, vite më parë ai e përdorte gjatë periudhës së verës.

Por prej disa kohësh, banorët nuk kishin pikasur asnjë person të futej dhe të dilte nga apartamenti. Hetuesit e Policisë dyshojnë se apartamenti përdorej nga persona me precedentë kriminalë, të cilët e kishin kthyer në strehën e tyre, duke fshehur edhe armatimet dhe uniformat e Policisë, që dyshohet t’i kenë përdorur në aktivitetin e tyre kriminal.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas