Kronika, Kryesore

U përdhunua në sy të fëmijës, i vogli i shqiptares do të dëshmojë në gjykatë

Një rast dhune e abuzimi seksual në një familje shqiptare në Itali, ka marrë vëmendjes e mediave lokale. Nga muret e banesës në Battipaglia ku është konsumuar dhuna, tashmë rrëfimet e protagonistëve të historisë pritet të zhvendosen në sallën e gjykatës së Salerno-s. Siç raportojnë mediat italiane këtë të enjte, gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë që të thirret për tu dëgjuar edhe djali 4 vjeç i çiftit shqiptar.

39-vjeçari D.X. u arrestua në korrik për keqtrajtim, dhunë e rënde e vazhdueshme dhe korrupsioni i të miturve.



Sipas organit të akuzës, burri 39 vjeç detyronte bashkëshorten 24 vjeçe të kryenin marrëdhënie seksualë në prani të fëmijës së mitur, raporton Panorama.

Hetimi nisi pas denoncimit të së resë. Në kallëzimin e saj, raportohet se gruaja ka thënë se prej vitesh, që kur kishte lindur djali, ajo është dhunuar fizikisht dhe seksualisht nga bashkëshorti, edhe në praninë e fëmijës. Dhe se ky i fugnit, detyrohej të shihte skenat. Në çdo rast, 39-vjeçari ka mbrojtur vetën, raportojnë mediat italiane.

Untitled

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas