Kryesore

U përdhunua dhe mbeti shtatzënë nga fqinji i saj, adoleshentja mes lotësh: Fëmijën e lamë në spital!

Ngjarja e rëndë e disa ditëve më pare, ku një adoleshente, nga fshati Veçan i Pogradecit është përdhunuar nga fqinji i saj, ka tronditur mbarë opinionin publik.

E ftuar në emision”Me zemër të hapur” në News 24, adoleshentja rrëfen momentin e tmerrshëm, të aktit makabër. Bashkë me prindërit e saj, ajo ka folur për shtatzëninë, përdhunimin dhe fëmijën e saj. Familja ka bërë një apel për ndihmë, pasi thotë se kërcënohen vazhdimisht nga familja e Ligor Bibës, fqinji i tyre, i cili kërkon që të tërheqin padinë.



Mes lotësh e duke u ndalur disa herë, adoleshentja që tani nuk shkon më as në shkollë tha se nuk e ka parë fëmijën që ka braktisur sapo e ka lindur dhe se nuk do ta shohë.

“Kur Ligori erdhi në shtëpi, mami dhe babi ishin te motra, vëllai me lopë. Ai erdhi, ishte pak si i pirë dhe më shtyu dhe…(qan). Më tha se po i tregove njeriu do të vras”, tregon vajza.

Ajo fle edhe për momentin kur ka zbuluar se është shtatzënë, të cilës ia ka treguar infermierja.

Menjëherë pas këtij akti adoleshentja ka denoncuar Bibën.

“Infermierja nuk më tregoi as mua vetëm lajmëroi policinë. Shefi i krimeve ishte i pari të cilit i tregova. Fëmijën as nuk e kam parë, as nuk dua ta shoh (qan). Në shkollë nuk shkoj sepse ata kanë ardhur dhe tek shtëpia dhe kërcënojnë (qan)”, ka thënë ajo mes lotësh.

Edhe nëna e 16-vjeçares tha se e kishte marrë vesh nga infermierja se vajza kishte mbetur shtatzënë.

“Infermierja e fshatit na tregoi që ishte shtatzënë. E dorëzuam fëmijën sepse nuk e mbanim dot”, tha ajo.

Ndërsa i ati jo pak i tronditur tha se do kishte pranuar më mirë ta vrisnin se të ndodhte kjo gjë.

“Unë po zieja rakinë, erdhi gruaja dhe më tregoi. Erdhi policia në shtëpi. Më mirë të na kishte vrarë, se të kishte bërë këtë punë. Ai është i lumtur se e gjeti me mua, se ta kishte bërë me ndonjë tjetër do ishte i vrarë”, tha babai i adoleshentes.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas