Rajoni

“U ndjeva i fyer nga ‘trajtimi’…”, kush e mërziti Vuçiçin në Paris?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se është fyer nga trajtimi që i është bërë gjatë ceremonive për 100-vjetorin e fundit të Luftës së Parë Botërore në Francë.

Ceremonitë përkujtimore mblodhën në fundjavë në Paris liderë nga vende të shumta, të prekura nga konflikti.



Gazetat publikuan fotografi të liderëve duke parë ceremonitë, përfshirë Vuçiçin dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Thaçi ka qenë i ulur pas udhëheqësve të Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe SHBA-së, ndërsa Vuçiç ka qenë i ulur në anën përballë.

“Mund të imagjinoni se si jam ndjerë”,- cituan mediat serbe Vuçiçin.

“Nuk mund të besoja çfarë po shoh para meje, duke ditur sakrificën që populli serb ka bërë në Luftën e Parë Botërore”, tha Vuçiç, transmeton AFP.

Historianët thonë se Serbia, në krahasim me numrin e popullsisë, ka pësuar më shumë viktima se çdo vend tjetër gjatë Luftës së Parë Botërore./rel

PasPara

1 koment

  1. Vuqiq kurr mos tu hjek vaji.Ne cdo lufte qofte boterore apo ballkanike shqiptaret perjetuan golgotat nga shkijet. JENI I VETMI KOMB NE EVROPE TE CILET U AKUZUAT PER GJENOCID .Qfare respekti pret ti.Per nje shka thoshe do ti vrasim 100 boshnjak,po Vukovari ( Kroaci ) , po masakrimet e femijeve ne Kosove dhe gjitha te keqijat me perdhunime, deportime ,vjedheje te pasurise private ( ar, deviza) dogje mbi 80 % Kosoven.Vuqiq je thjeshte nje kelysh i sllobodanit i cili mundohet te metamorfon . Te gjithe aty kiwhin informacione kush je ti .Nacionalfashist ,kleronacionalist , i cili ishte minister propagande ne kohen e millosheviqit ashtu si Goebels ne at te hitlerit.Qfare tretmani prisje.Ke harruar kush ke qen ti ? KUJT I SHET MJEGULLË?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas