Bota

U mbyllte telefonatat njerëzve, burgoset operatorja e sallës së emergjencave

Një ish-operatore emergjencash në Huston të Teksasit u shpall fajtore, pasi iu mbyllte telefonin njerëzve që telefonin për emergjenca të ndryshme.

Crenshanda Williams, 44 vjeç, u dënua me 10 ditë burg dhe 18 muaj liri me kusht, megjithëse shumë banorë të kontesë Harris, ku ajo punonte, thanë se ndëshkimi i saj ishte qesharak.



Prokurorët në Teksas thanë se Williams ua mbyllte sistematikisht telefonatat njerëzve, duke mos kryer një nga shërbimët më të rëndësishme.

Sistemi automatik i sallës së operatorëve regjistron gjithnjë se kush e mbyll telefonatën, operatori apo telefonuesi, duke kapur mat Williamsin, që kishte mbyllur mijëra telefonata gjatë 18 muajve në punë si operatore.

Prokurorët thanë se bëhej fjalë për emergjenca nga më të ndryshmet, përfshirë grabitje, dhunë dhe vrasje. Në gjykatë, Williams tha se e mbyllte telefonin pasi në ato momente nuk kishte dëshirë të fliste me njeri.

Banorët e kontesë Harris, të intervistuar nga mediet, thanë se ishin shumë të zemëruar me dënimin e lehtë të dhënë nga gjykata dhe kërkuan që policia të hetojë për dëmet që mund të jenë shkaktuar nga telefonatat e mbylluara prej Williamsit.

Qytetarët thanë se Williams tradhtoi besimin e komunitetit dhe nuk ndihej fare fajtore për këtë, prandaj duhej mbyllur më gjatë në burg dhe t’i lihej në qeli një telefon, të cilit të mos i përgjigjej askush.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas