Sociale

U mbyll pa filluar mirë shkolla, gjimnazi në Klos në kushte të mjerueshme higjenike

Dje nisi viti i ri shkollor, por gjimnazi “Shaban Çollaku” në Klos do të qëndrojë i mbyllur për 5 ditë për shkak të problemeve me godinën sa i përket kushteve higjienike.

Gjimnazi ka pasur një grup pune për inspektim nga Instituti i Shëndetit Publik, të cilët kane konstatuar shumë probleme në godinën e shkollës sa i përket kushteve higjienike, probleme këto që i jane percjelle disa herë bashkisë Klos edhe në raportimin e fundit të bërë nga MASR.



Për shkak te ketyre problemeve, grupi i punes ka marre masën urgjente për “Mbylljen e shkollës” nga data 17 shtator 2018 deri me datën 22 shtator2018.

Drejtoria e shkollës ka kontaktuar menjëherë me bashkinë Klos dhe nga ato është thënë qe do të ndërhyhet që nga dita e nesërme ne godinën e shkollës.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas