KMR, Kryesore

U mbush me naftë në Sarandë? Gazetari zbulon arsyen pse jahti ndaloi në Shqipëri

Ankorimi i jahtit superlukzos në Portin e Sarandës gjatë kësaj fundjave zuri një vend të rëndësishëm në mediat vendase, duke qenë se ishte një ndër jahtet më të mëdha në botë.

Të shumta ishin aludimet për ankorimin e tij dhe më e çuditshmja ishte që rusi Andrey Melnjichenko kishte vendosur që jahtin e tij ta furnizonte me naftë pikërisht në Sarandë.



Pse kjo zgjidhje?!

Gazetari Klodian Tomorri e ka një përgjigje për këtë dhe ai shkruan:

“Pas çdo videoje te Rames, qendron nje koncesion i mbrapsht.

Pertej kuriozitetit per te pare Shqiperine, ka nje arsye tjeter se pse jahtet gjigande qe udhetojne ne ujrat mesdhetare vijne ne brigjet e Shqiperise. Ai eshte cmimi i ulet i karburantit.

Per shume njerez ky mund te duket paradoks, pasi Shqiperia eshte nje nga 10 vendet me cmimin me te shtrenjte te naftes ne bote. Por cmimi i karburanteve per jahtet ka nje histori tjeter.

Per shkak se jahtet konsiderohen si mall luksi, te gjitha vendet perreth nesh kane nje takse te posacme shume te larte per karburantin qe shkon per furnizimin e tyre. Ndersa Shqiperia e takson karburantin e jahteve njesoj si naften dhe benzinen, qe perdoret per automjetet e qytetareve, transportin publik apo dhe traktoret e fermereve.

Jahtet kane nje konsum shume te larte karburanti. Per kete mjafton nje shembull. Jahti qe u ankorua dje ne Sarande u furnizua nga kompanite shqiptare me 850 mije litra karburante. Nese i njejti jaht do ta blinte kete sasi karburanti ne Mal te Zi apo Greqi do te duhej, qe per shkak te takses te paguante minimalisht 100 mije euro me shume per karburantin. Shume mund te mendojne se nje i pasur qe zoteron nje jaht me vlere 400 milione euro nuk i bejne pershtypje 100 mije euro. Une kam pare te pasur qe bejne pazar per shume me pak. Ndoshta kjo eshte natyra njerezore. Edhe miliardereve u dhimbsen leket.

Per nje qeveri te pergjegjshme ky do te ishte nje burim i mire per te mbledhur ca te ardhura shtese. Por per qeverine tone, rezultoi nje grope me shume per te shpikur nje koncesion tjeter qe transferon taksat nga buxheti i shtetit ne llogari private.

Dy muaj me pare Keshilli i Ministrave e ka dhene portin e jahteve te Sarandes me koncesion tek nje kompani private shqiptare. Cfare ka ndodhur me pas? Koncesionari ka vendosur takse private mbi karburantit e jahteve. Respektivisht 85 dollare per cdo tone. Per sasine me te cilen u furnizua jahti nje dite me pare ne Sarande jane plot 72 mije dollare.

Kompania qe ka marre me koncesion portin nuk ka bere asnje investim ne te. Thjesht ka vene nje gardh dhe cdo autoboti qe kalon kufirin e portit per te furnizuar jahtet i merr taksen.

Ky eshte nje biznes te pakten 5 milione euro ne vit. Pyetja qe shtrohet eshte pse qeveria nuk i merr keto para ne arken e shtetit, por i transferon ne llogari private? Per pese vjet mund te gjente dhe parate per te ndertuar teatrin e ri, per te cilin thone se nuk ka fonde.

Nje shtet dhe nje qeveri kane burime te pafundme fondesh, madje te tilla qe nuk demtojne rritjen ekonomike dhe as rendojne qytetaret. Ajo qe mjafton eshte vullneti per t’i cuar parate ne arken publike dhe jo ne kontot private te koncesionareve”.

<
>
White-Pearl5-1024x576 White-Pearl3-1600x822 WhatsApp-Image-2018-07-28-at-11.33.34 sailboat-cabin-seating maxresdefault-41 jahti-ne-sarande jahti-i-miliarderit-rus jahtiii jahti Foto-kryesore-feature-24 Foto-kryesore-feature-1-16 bavaria_51_cruiser_mesa 38011679_1358616017608183_2295990345646735360_n 38008786_1358615944274857_1872950227497910272_o 37995812_1779537995471295_1834434408191361024_n 37974695_258540781414934_604455130095419392_n 37971135_1358615954274856_4429274711507075072_n 37970660_258540688081610_9195413015233560576_n 37966051_1358616034274848_8836630839103062016_n 37949209_1358616037608181_3753427866218397696_n 37938232_1779551905469904_6392261455122530304_n 37935715_1358616007608184_7694494529952415744_n 37916747-10213235394692247-2133322165867511808-n-1532773931-7109202_1532852221-4053772 37877648_1779538262137935_7255907454825791488_n 37875420_258540814748264_732447444733788160_n 3915C8D800000578-3821695-It_was_virtually_impossible_to_miss_the_world_s_largest_sailing_-m-18_1475594545432 -640-0-5b5c71ca08e69 2C61613300000578-3243137-The_55_metre_180_5ft_expedition_yacht_has_a_stately_interior_tha-a-22_1442835709765 2C9634ED00000578-3243137-image-a-3_1442832369501 2C9634CE00000578-3243137-image-a-2_1442832351912 2C9E9A2500000578-3243137-image-m-3_1442881001482 2C9B248D00000578-3243137-image-a-6_1442851175382 2C4E887D00000578-3243137-When_they_re_not_relaxing_on_board_guests_can_use_a_number_of_wa-a-20_1442835614763 1-119

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas