Kryesore, Shëndeti

U kthye nga SHBA: Si u arrestua mjeku i vlerësuar nga Rama si histori suksesi

Ditën e djeshme me urdhër të Prokurorisë u lëshuan nëntë urdhër arreste për mjekë dhe drejtues të spitalit në Shkodër.

Ish-drejtori i spitalit të Shkodrës së bashku me mjekët dhe farmacistët të këtij institucioni u arrestuan dhe shpallën në kërkim, pasi në kundërshtim me detyrën i kanë kërkuar ministrisë së Shëndetësisë materiale të domosdoshme mjekësore për kabinetin e hemodinamikës më shumë sesa kishte nevoja spitali.



Një ndër emrat e personave që u arrestua është edhe mjekuLuan Dragusha, fytyrën e të cilin e mbajmë mend nga postimi i kryeministrit Edi Rama, bërë pak muaj më parë, shkruan Fax News.

Ai e tregonte Dragushën si një histori suksesi për shkak se kishte lënë SHBA-në për të ardhur për të punuar si mjek kardiolog në Shkodër, po kush e mendonte se mjeku do arrestohej disa muaj më vonë nën akuzën e korrupsionit.

Sigurisht që eksperienca e marrë në SHBA e ka ndihmuar Dragushën të ngihej profesionalisht, po në kushtet sesi funksionon mjekësia në vendin tonë është detyruar që të bjerë pre e korrupsionit, njësoj si kolegët e tij.

Kështu nga SHBA mjeku Dragusha jo vetëm që nuk do të mund ta japë kontributin e tij në spital, në ndihmë të pacientëve, po duhet të përballet me jetesën brenda qelisë së burgut.

‘’Unë në radhë të parë jam shkodran. Jam nga ata shkodranët e vjetër dhe gjithë të afërmit i kam në Shkodër. Pavarësisht se në spitalet private bëhet mjekësi, mendova se në Shkodër do të merrja më tepër satisfaksion nëse do të trajtoja njerëzit e mi. Ka shumë që thonë se e duan vendin e tyre, por gjithsesi ikin. Ndoshta këtë vendim e marrin për arsye ekonomike, por unë nuk jam në atë nivel ekonomik për të ikur jashtë. Për mua ka më tepër rëndësi marrja e sodisfaksionit kur mjekoj njerëzit e qytetit tim”, tregonte Dragusha në një intervistë të pak kohëve më parë.

PasPara

2 komente

  1. Nese do te pyesje dshume nga mjeket ata do tw pohonin qe shume semundje shkaktohen, ose perkeqesohen ndjeshem nga stresi, pra nuk kane shkaqe fizike te brendeshme, por shkaqe te jashtme te ambientit ku jetojme.
    Tani pyeteni doktorin ne fjale nese ne Amerike ka bere betimin e Hipokratit apo te Hipokritit.

  2. ti vllaznia keke me partizanin. ma merr mendja qi nuk e njef luanin, por vetem hipokrit nuk asht’.
    keshtu si po i trajtojme doktorat, per 10 vjet tapa shkojme n’podgorice per konsulta e n’itali per largqofte operacione.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas