Kronika, Kryesore

U ‘kryqëzua’ në veting, gjyqtari Admir Thanza merret në pyetje nga Prokuroria

Prokuroria e kryeqytetit ka marrë në pyetje gjyqtarin Admir Thanza, i cili akuzohet për falsifikim formulari sepse nuk ka deklaruar që ka qenë i arrestuar dhe dënuar në Itali për vjedhje, raporton ReportTV.

Prokurori i cështjes është Gentjan Abazi. Gjyqtari i Gjykatës së Lartë u shkarkua nga Komisioni i Pavarur të Kualifikimit në korrik të këtij viti.



Atij iu zbulua një dënim në Itali për vjedhje në supermarket.

Thanza nuk e kishte deklaruar dënimin në formular, ndërsa përpara KPK-së ka deklaruar se aktin e kishte kryer kunata e tij, por ai e mori përsipër për nipin e sëmurë që po kurohej nga një sëmundje e rëndë në Itali.

Ka qenë asistenca e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit ajo që ka ndihmuar në zbulimin e këtij dënimi të padeklaruar nga Thanza.

Gjithashtu, gjyqtari kishte probleme dhe me pasurinë, pasi rezultonte me një sërë apartamentesh nga Shkodra në Tiranë, për të cilat nuk justifikonte pasurinë. Përveç këtyre, gjyqtari Admir Thanza rezultoi me probleme dhe sa i takon pastërtisë së figurës. Nga të dhënat e DSIK rezultonte se gjyqtari kishte kontakte të papërshtatshme me elementë kriminalë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas