Kronika, Kryesore

U kapën në gjum me telefonat e porosive të kokainës tek koka, kush janë dy shqiptarët shpërndarës…

Dy shpërndarës kokaine, shqiptarë, janë burgosur pasi ata janë gjetur duke fjetur pranë telefonave të tyre të porosive për drogë gjatë një bastisjeje në qëndër të qytetit, njoftojnë mediat britanike.

Artan Merkaj, 30 vjeç dhe Berti Ruko, 29 vjeç, në Victoria Bridge Street, Manchester, u burgosën pasi i shpallën fajtorë për trafik droge të klasit të parë.



Ruko u shpall fajtor edhe sepse mbante dokumente të rreme identiteti; ai ishte arrestuar më parë në korrik 2015 në kuadrin e një ohetimi për shpërndarjen e drogës në qëndër të qytetit dhe ishte dëbuar nga Britania e Madhe, por kishte hyrë në vend ilegalisht.

Në kohën e arrestimit, telefoni i tij ishte konfiskuar dhe hetimet vërtetuan se telefoni i tij përdorej për trafikun e drogës.

Mirëpo ai u kthye në Britani në mënyrë të paligjshme dhe për disa kohë vazhdoi ta përdorte atë telefon për të shitur drogë, ku merrte një numër mesazh nga përdoruesit që i kërkonin konainë dhe ua shpërndante nëpër qytet.

Në orët e para të 14 shtatorit 2017, oficerët e policisë i arrestuan në një apartament Rukon dhe Merkaj; ata e gjetën Rukon duke fjetur me katër telefonat e tij tek koka ku merrte porositë nga përdoruesit e kokainës.

Kur policia hyri në dhomën e Merkajt,, ata gjetën një telefon tjetër në jastëkun e tij dhe dy të tjerë mbi komodinën e krevatit.

Policia i kapi mesazhet në telefon ku klienti e pyeste: Hë, mund të vish pranë Schloss që të marrë një gr apo apo mund të sjellësh një gr kokainë?

Po ashtu policët zbuluan fletoren ku mbanin shënim paratë dhe mallin që furnizonin, ku shitjet u shkonin afro 30 mijë paund në javë.

Kështu që më 28 gusht 2018, Ruko u dënua me pesë vjet e dy muaj burg dhe Merkaj me katër vjet e tre muaj burg.

Policët thanë se “Merkaj dhe Ruko po flinin sipër telefonave të tyre për përdoruesit e drogës, por tani s’do mund të pushojnë më aq lehtë sepse do të jenë prapa hekurave”./SYRI.net/

<
>
auto_4F7921BE00000578-6108475-image-a-47_1535503902743_11535531457 auto_4F7921BE00000578-6108475-image-a-47_15355039027431535531448 auto_4F7921C700000578-6108475-image-m-46_15355038955311535531450
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas