Kronika

U kapën me 40 mijë paund të fshehura pas trupit, dënohen nënë e bir në Angli

Dy shqiptarë nënë e birë janë dënuar me burg në Angli, pasi kohë më parë ishin duke kaluar një shumë të madhe parash që tentonin ta nxirrnin nga Mbretëria e Bashkuar.

Sipas mediave në vend, gjykata në qytetin e Doverit të Anglisë dënoi me 3 vite burg Suzana Sokolin 57 vjeç si dhe me 3 vite e gjysmë burg për djalin e saj Xhino Mata 24 vjeç.



Ata u shpallën fajtorë për tentativën e nxjerrjes së sasive të mëdha të parave jashtë Anglisë, vepër penale që dënohet në Angli.

Ata u vunë në pranga kur po udhëtonin me një makinë tip “Volksëagen Golf”. Pas kontrollit të policisë, shqiptares iu gjetën të fshehura në dy palë çorape dhe të lidhura pas trupit 40 mijë paund.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas