Kryesore

U kapën me 1 ton kokainë, kush janë dy shqiptarët e arrestuar në Spanjë

Janë identifikuar dy shqiptarët të cilët u kapën në Spanjë me 1 ton kokainë.

Mediat spanjolle njoftojnë se shqiptarët e arrestuar janë identifikuar si Julian Deblini dhe Dritan Gradica.



Bashkë me ta janë arrestuar dhe dy shtetas spanjollë dhe një kolumbianë.

Të arrestuarit e tjerë janë Rubén Paz Ciprian Muñoz (spanjoll) dhe Rubén del Castillo de la Torre, Cuenca.

Përveç sasisë rekord të kokainës atyre iu sekuestruan dje dhe 1.5 milionë euro cash.

Po sipas mediave spanjolle dy shqiptarët ishin personat më të besuar të grupit të trafikut të drogës.

Shqiptarët mendohet se e transportonin drogën nga Kolumbia në drejtim të Spanjës me avionë të vegjël.

Kjo organizatë, sipas informatave nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, kishte shqiptarë që jetonin në Spanjë, të cilët futnin sasi të mëdha të kokainës nga Kolumbia përmes fluturimeve charter dhe transportoheshin në “valixhe të zeza me kapacitet të madh” që simulonin një shërbim të specializuar transporti.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas